9 mujori, 14 persona kanë humbur jetën në punë

Mbi 100 subjekte në të gjithë vendin janë gjobitur gjatë 9 mujorit të vitit 2015, për shkelje të legjislacionit të punës.

Inspektoriati Shtetëror i Punës ka vendosur gjoba me vlerë 31.7 milion lekë, ku numri më i madh i subjekteve të penalizuara për shkeljet e evidentuara është nga inspektimet e programuara. 28 gjoba me vlerë 13.6 milion lekë janë vendosur nga inspektimet që janë bërë për shkak të ankesasave të punonjësve. 18 gjoba janë vendosur për shkak të aksidenteve në punë, ku 89 punëmarrës rezultojnë të aksidentuar, nga të cilët 14 kanë humbur jetën. 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Nëna e Noizyt qan pasi pret të birin nga burgu