Fitimi pas taksës u ul 44 përqind në 259 milionë € nga viti në vit. Fitimi që i atribuohet interesave jo të kontrollueshme u ul 16 milionë €, në minus 34 milionë €. Kjo rezultoi në një fitim të konsoliduar prej 225 milionë €.
Si rezultat i rritjes së kapitalit në fillim të 2014, numri mesatar i aksioneve në periudhën e raportimit u rrit në 282.7 milionë (krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar : 194.9 milionë). Kjo rezultoi në përftimet për aksion prej 0.42 €, e cila qëndron në 1.34 € krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas bankës:
* Të ardhurat neto nga interesat rriten 4.2 përqind në 2,894 milionë € nga viti në vit (e njëjta periudhë/2013: 2,776 milionë €)
* Të ardhurat operative ulen me 3.0 përqind në 4,137 milionë € (e njëjta periudhë/2013: 4,267 milion €)
* Shpenzimet e përgjithshme administrative ulen 5.5 përqind në 2,295 milionë € (e njëjta periudhë në 2013: 2,430 milionë €)
Të gjitha shifrat bazohen në standardet (IFRS).
Të ardhurat neto nga interesat u rriten 4 përqind
Të ardhurat operative u ulen 3 për qind, ose 130 milionë €, në 4,137 milioën € nga viti në vit.
Në nënte muajt e parë të 2014, të ardhurat neto nga interesat u rriten 4 përqind, ose 117 milionë €, në 2,894 milionë € nga viti në vit.
Raporti kosto/të ardhura u përmirësua në 55.5 përqind
Shpenzimet e përgjithshme administrative u ulen 6 përqind, ose 135 milionë €, në 2,295 milionë € nga viti në vit. Raporti kosto/të ardhura u përmirësua 1.5 pikë përqindjeje në 55.5 përqind.
Në masën 50 përqind, komponenti më i lartë në shpenzimet e përgjithshme administrative ishte shpenzimet për stafin - një rënie prej 6 përqind, ose 78 milionë € në 1,149 milionë €.
Rritje në provigjionet neto për humbjet nga kreditë e këqija me 35 për qind për shkak të krizës në Ukrainë
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, provigjionet neto për humbjet nga kreditë e këqija u rriten me një total prej 35 përqind, ose 283 milionë €, në 1,083 milionë €. Kjo erdhi kryesisht për shkak të 272 milionë € rritje në provigjionet neto për humbjet nga kreditë individuale – nga të cilat 227 milionë € në Ukrainë.
Në periudhën e raportimit, raporti NPL (kreditë me probleme) u rrit me 0.4 pikë përqindjeje në 11.1 përqind krahasuar me fundin e vitit 2013. Kreditë me probleme u vendosën kundrejt provigjioneve për humbjet nga kreditë prej 6,018 milionë €, duke përmirësuar normën e mbulimit të NPL në 65.4 përqind krahasuar me 63.1 përqind në fund të vitit.
Zhvillimet e monedhës me impakt negativ në kapitalin total të RBI-së
Në 30 Shtator 2014, totali i kapitalit të RBI-se kishte vlerën 12,333 milionë €. Kjo korrespondon me një rënie prej 353 milionë € krahasuar me shifrën e fundit të vitit 2013 të llogaritur nën Basel II dhe erdhi kryesisht nga performanca negative e monedhës Ukrainase (hryvnia) dhe asaj Ruse (rubla). Ndersa rritja e kapitalit ne fillim te 2014 rezultoi në një fitim neto në kapital, ripagimi i kapitalit pjesëmarrës shtetëror në Qershor 2014 në një vlerë prej 1,750 milionë € si dhe ripagimi i kapitalit pjesëmarrës privat në Shtator 2014 në vlerën prej 750 milionë €, patën një efekt negativ në kapitalin rregullator.
Provigjionet e larta neto për humbjet nga kreditë e këqija në tremujorin e tretë me impakt negativ mbi rezultatet
Krahasuar me tremujorin e dytë, të ardhurat neto nga interesat ra në 4 per qind, ose 35 milionë €, ne 940 milionë € në tremujorin e tretë. Të ardhurat neto nga tarifat dhe komisionet u rriten 15 milionë € në 404 milionë € krahasuar me tremujorin e dytë.
Krahasuar me tremujorin e kaluar, e ardhura tregtare neto u përmirësua nga 28 milionë € në 30 milionë €. Kjo erdhi nga një rritje në të ardhurat neto nga transaksionet e bazuara në interes nëe Poloni, Republikën Çeke dhe Rumani. Ndërsa këto transaksione rëne kryesisht në Rusi dhe Ukrainë, ku zhvlerësimet e konsiderueshme të monedhave çuan në humbje nga vlerësimet në derivativet dhe pozicionet e monedhave të huaja.
„Ashtu siç pritej, rezultatet e tremujorit u ndikuan nga efekte negative. Kriza në Ukrainën Lindore rezultoi në një rritje të fortë të kostove të riskut dhe legjislacioni i ashpër bankar në Hungari çoi në kosto të larta, ndërkohë që rezultati operativ mbeti pothuajse i qëndrueshëm krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Ne jemi mjaft të kënaqur me zhvillimin e biznesit në tregjet tona të tjera. Kështu që, presim të kthehemi në zonën e fitimit në vitin e ardhshëm financiar dhe parashikojmë një fitim të konsoliduar në nivelin e qindra milionëve, “ komentoi mbi rezultatet Karl Sevelda, Drejtor i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank International.
Perspektiva
RBI parashikon që kreditë dhe paradhëniet bankare për klientët në 2014 të mbeten afërsisht në të njëjtin nivel me vitin e mëparshëm. Banka parashikon nje kërkesë neto per provigjione prej afërsisht 1,800 milionë € ne 2014, megjithatë rezultatet mund të ndikohen nga nje përkeqësim i mëtejshëm i situatës në Ukrainë dhe Rusi.
Në lidhje me programin e reduktimit të kostove të RBI, banka planifikon të reduktojë shpenzimet e përgjithshme administrative nën nivelin e vitit 2012 deri në vitin 2016. RBI synon të arrije një raport kosto/të ardhura ndërmjet 50 dhe 55 përqind deri në 2016. Kostot në 2014 parashikohet të jenë nën nivelin e 2013.
Për 2015 RBI parashikon një fitim të konsoliduar në nivelin e disa qindra milionëve. Banka synon për një kthim nga kapitali para taksës prej afërsisht 14 përqind dhe kthim nga kapitali të konsoliduar prej afërsisht 11 përqind në terma afat mesme.
* * * * *
* * * * *
Raiffeisen Bank International AG (RBI) i përket si Austrisë, ku është një korporatë dhe bankë investimi lider, ashtu edhe Evropës Qendrore dhe Lindore si tregu i saj. 15 tregjet e rajonit janë mbuluar nga bankat e filialit, përveç kesaj grupi ofron shërbime të specializuara financiare si në fushën e leasing-ut, menaxhimit të aseteve, bashkimet dhe blerjet.
RBI është e vetmja banke Austriake me prezencë në qendrat financiare botërore në Azi, një tjetër zonë gjeografike kjo në fokus e Grupit.
Në total, rreth 56,000 punonjës të RBI u shërbejnë rreth 14.6 milionë klientëve nëpërmjet 2,900 njësish biznesi, shumica e të cilave ndodhen në Evropën Qendrore dhe Lindore.
RBI është një filial plotësisht i konsoliduar i Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB). RZB zotëron në mënyrë indirekte 60.7 përqind të aksioneve dhe pjesa tjetër është e lirë. Aksionet e RBI janë të listuara në Bursën e Vjenës. RZB është institucioni qendror i Grupit Bankar Austriak Raiffeisen, grupi më i madh bankar në vend, dhe shërben si zyrë qendrore e grupit për të gjithë Grupin RZB, përfshirë RBI.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)