Ka dalë pas rreth 9 orësh nga SPAK ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj i thirrur në lidhje me hetimin për koncesionin e Sterilizimit. Ai tha para medieve se sencat e marrjes në pyetje do të vijojnë pasi çështja është komplekse, ndërsa materialet e raportit të KLASH shtoi se nuk janë të plota. Ndërkaq njoftoi se sot ka marrë dy dokumentet e një udhëtimi jashtë shtetit që i ka pasur të sekuestruara.
Pyetje: Hera e tretë që pyeteni për koncesionin e sterilizimit a mund të na thoni se cilat janë interesat e prokurorëve në lidhje me këtë cështje?
Siç keni vënë re dhe ju janë disa seanca të gjata pyetjesh që do të thotë se çështja është komplekse e gjerë, edhe sot nuk përfunduam seancat e pyetjes do të vazhdojmë edhe në ditë të tjera sidomos kur të kemi të plotë edhe të gjitha materialet e KLSH sepse pikënisja e atyre çfarë pretendohet në masën e sigurisë ndaj meje janë raportet e KLSH.
Besoj se hetimet janë ende shumë të ngushta është e domosdoshme që të shtrihen në dy pjesë së pari nga marsi i vitit 2011 deri në shtator të vitit 2013 për të hetuar tani pse dy vjet e gjysmë u mbaj në qese ai central dhe pse nuk u vu në punë. Por tashmë janë bërë tetë vjet nga zbatimi i kontratës për të hetuar kush janë përfitimet e drejpërdrejta të qytetarëve nga zbatimi i kësaj kontrate.
Sot me prokurorët komunikuam dhe më thanë se do kem shpejt ato sende që u sekuestruan në 28 dhjetor por që lidhen me vazhdimin e hetimit për sterilizimin. Dy dokumentet e një udhëtimi jashtë shtetit që sot i mora dhe fakti që pasi të përfundojnë inspektimet elektronike të pajisjeve të marra në shtëpi do të më kthehen", tha ai.
Lajmi kryesor:
'Sterilizimi', Beqaj rreth 9 orë në SPAK: Hetimet janë të ngushta, të shtrihen nga 2011 deri në 2013, pse centrali u la në qese?
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.7%
-
Pak
19.7%
-
Nuk kam mendim
6.6%
Vota total: 228
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja e 'Sterilizimit'/ Shtyhet seanca në GJKKO, mungoi e pandehura dhe avokati i saj! Biznesmeni Rrapaj kërkon avokat italian
13 Mars, 14:07
-
Gjyqi i sterilizimit/ Shtyhet seanca e parë për Beqajn, avokati kërkon aktin e rikualifikimit të akuzës! Ish-ministri-Prokurorit: Pse nuk e nisët?
27 Shkurt, 11:11
-
Vilma Nushi paditi Vokshin për shpifje, s’pajtohen në seancë! Deputetja e PD-së: Nuk heq dorë, do t'i shkoj deri në fund
26 Shkurt, 11:33
-
Abuzimi me fondet e SASPAK/ SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim Ilir Beqajn me tre akuza
17 Shkurt, 12:59
-
Koncesioni i Sterilizimit/ Beqaj: Gjykimi im politik! Berishën, Vokshin e Vasilin do i thërras në gjyq të ma thonë në sy fjalën “hajdut”
26 Janar, 09:27
-
Berisha lëshon gojën ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë: Ilir Beqja një debil!
25 Janar, 14:15
-
Koncesioni i sterilizimit/ Dosja kalon për gjykim, Beqaj akuza gjyqtares: Edhe me vdekje të më dënoni s’e njollosni dot emrin tim as të qeverisë Rama! U bashkuat me Vokshin dhe Vasilin
23 Janar, 11:49
-
Koncesioni i sterilizimit 100 mln euro/ Dosja kalon për gjykim në themel! Beqaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares Davidhi se i rëndoi akuzën: Tendencioze
23 Janar, 11:04
-
Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan
20 Janar, 12:43
-
Abuzimi me fondet e SASPAC/ Ilir Beqaj mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën për zëvendësim mase
17 Janar, 10:41
-
Hetimet për dosjen e SASPAC e çuan në pranga, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ilir Beqajt për heqjen e masës 'arrest në burg'
15 Janar, 15:02
-
“Sterlizimi”/ I rëndoi akuzën, Ilir Beqaj kërkon përjashtimin e gjyqtares
9 Janar, 12:12