'Sterilizimi', Beqaj rreth 9 orë në SPAK: Hetimet janë të ngushta, të shtrihen nga 2011 deri në 2013, pse centrali u la në qese?

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u paraqit sot (9 janar 2023) për herë të tretë në SPAK ku dëshmoi për rreth 9 orë si person nën hetim lidhur me koncesionin e sterilizimit para prokurorëve Edvin Kondili dhe Eneid Nakuçi.

Në dalje nga SPAK ku u shoqërua nga avokati Ermal Yzeiraj, në një prononcim për mediat, Beqaj tha se seancat e marrjes në pyetje do të vijojnë ndërsa përsëriti sërish kërkesën ndaj SPAK, që të administrohen të plota materialet e raportit të e auditit të KLSH-së. Teksa i konsideroi hetimet komplekse, nënvizoi se është e nevojshme që të shtrihen më herët se dhënia e koncesionit nga marsi i vitit 2011 deri në shtator të vitit 2013.

Në mesazhin e tij Beqaj theksoi se duhet të hetohet fakti se përse dy vjet e gjysmë u mbajt në qese centrali i sterilizimit në QSUT dhe nuk u vu në punë. Ish ministri u shpreh më tej mori konfirmim nga prokurorët se do t’i kthehen sendet e sekuestruara në kuadër të hetimit që po bëhet për këtë çështje. 

"Besoj se hetimet janë ende shumë të ngushta është e domosdoshme që të shtrihen në dy pjesë së pari nga marsi i vitit 2011 deri në shtator të vitit 2013 për të hetuar tani pse dy vjet e gjysmë u mbaj në qese ai central dhe pse nuk u vu në punë", tha ai mes të tjerash.

Ish-ministri u përgjigj edhe për përgjimet e publikuara në media lidhur me dosjen e dytë të hapur ndaj tij nga SPAK për abuzime edhe me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC.

"E rëndësishme është se u sqarua edhe fakti që Gazi (Shenim: Gazmend Prenga, administratori i restorantit Gzona) dhe Aneksi tetë kanë lidhje me sterilizimin dhe s'kanë lidhje me çështjen tjetër”, nënvizoi ai.

Ndaj ish-ministrit Gjykata e Posaçme caktoi masën detyrim paraqitje dy herë në muaj në prokurori, për akuzën shpërdorim detyre në mesin e muajit nëntor të 2023. Hetimi bën fjalë për shkeljet e pretenduara nga SPAK, në koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj tashmë i arrestuar bashkë me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. Beqaj gjithashtu është person nën hetim për çështjen e check -up dhe disa ditë më parë iu kontrollua banesa pasi ka dyshime se ka abuzuar edhe me fondet e SASPAC.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:10
Hetimet për fondet e SASPAC, Beqaj: Sot u sqarua fakti që 'Gazi e aneksi i tetë' kanë lidhje me sterilizimin dhe jo me çështjen tjetër

1704818471_beqaj.jpg

I pyetur për përgjimet e fundit që janë publikuar në lidhje me hetimin e dytë të nisur ndaj tij në lidhje me dosjen për abuzime edhe me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC, ish ministri Shëndetësisë Ilir Beqaj tha se u sqarua se s'ka lidhje me hetimin tjetër.

"E rëndësishme është se u sqarua edhe fakti që Gazi (administratori i restorantit Gzona) kanë lidhje me sterilizimin dhe jo më dosjen e dytë të hapur ndaj tij dhe aneksi tetë kanë lidhje me sterilizimin dhe s'kanë lidhje me çështjen tjetër”, tha ai.

Edhe në një tjetër dalje Beqaj nuk mohoi njohjen me Ermal Kurtulajn, koordinator i projektit EUSAIR që menaxhohej nga SASPAC, por nënvizoi se resoranti Gzona që përmendet në hetimin e fundit nuk ka asnjë lidhje financiare me familjen e tij.

Ora 17:46
9 orë në SPAK për 'Sterilizimin', Beqaj: Materialet e KLSH s'janë të plota, marrja në pyetje do vijojë! Më kthyen dy dokumentet e një udhëtimi jashtë

 

Ka dalë pas rreth 9 orësh nga SPAK ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj i thirrur në lidhje me hetimin për koncesionin e Sterilizimit. Ai tha para medieve se sencat e marrjes në pyetje do të vijojnë pasi çështja është komplekse, ndërsa materialet e raportit të KLASH shtoi se nuk janë të plota. Ndërkaq njoftoi se sot ka marrë dy dokumentet e një udhëtimi jashtë shtetit që i ka pasur të sekuestruara.

Pyetje: Hera e tretë që pyeteni për koncesionin e sterilizimit a mund të na thoni se cilat janë interesat e prokurorëve në lidhje me këtë cështje?

Siç keni vënë re dhe ju janë disa seanca të gjata pyetjesh që do të thotë se çështja është komplekse e gjerë, edhe sot nuk përfunduam seancat e pyetjes do të vazhdojmë edhe në ditë të tjera sidomos kur të kemi të plotë edhe të gjitha materialet e KLSH sepse pikënisja e atyre çfarë pretendohet në masën e sigurisë ndaj meje janë raportet e KLSH.

Besoj se hetimet janë ende shumë të ngushta është e domosdoshme që të shtrihen në dy pjesë së pari nga marsi i vitit 2011 deri në shtator të vitit 2013 për të hetuar tani pse dy vjet e gjysmë u mbaj në qese ai central dhe pse nuk u vu në punë. Por tashmë janë bërë tetë vjet nga zbatimi i kontratës për të hetuar kush janë përfitimet e drejpërdrejta të qytetarëve nga zbatimi i kësaj kontrate.

Sot me prokurorët komunikuam dhe më thanë se do kem shpejt ato sende që u sekuestruan në 28 dhjetor por që lidhen me vazhdimin e hetimit për sterilizimin. Dy dokumentet e një udhëtimi jashtë shtetit që sot i mora dhe fakti që pasi të përfundojnë inspektimet elektronike të pajisjeve të marra në shtëpi do të më kthehen", tha ai.

M.Q./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eno: 09/01/2024 20:13

    Hetimi per sterilizimin jo vetem eshte i ngushte por nuk eshte bere fare ne pjesen kryesore qe jane parate. Ku kane perfunduar parate? Deri tani per 8 vjet PPP-ja ka marre mbi 100 miliarde leke. Si jane shpenzuar keto para, se dihet qe edhe ujin dhe elektrikun ja ka paguar Ministria. Kete nuk e kane hetuar deri tani dhe nuk kane per ta hetuar sepse ato miliarda qe kane firuar me gjoja shpenzime fiktive si tek inceneratoret, apo si fitim i 40% te prestanome Rrapajt mbasi kane qarkulluar neper llogari jashte, sot po pastrohen si ”investime strategjike„ ne turizem nga kompani offshore te regjistruara ne parajsa fiskale.

    Përgjigju
  • Juvenilja: 09/01/2024 18:42

    Mos harroni te porosisni dreken se nvordhet urie 9 ore ne pyetje

    Përgjigju
  • Berti: 09/01/2024 18:27

    Hajdut.ti duhet te ishe ne burg jo te dilje ne tv si hero o hajdut.Mire qe ja mori gjith leket spaku po duhet ta fus edhe ne burg kte hajdut ordiner qe ka vjedh djersen e popullit.zoti ju marte hak o beqe se nga gjykatat se rruani ju se keni shume lek nga ato qe vodhet edhe paguani.

    Përgjigju
  • Drini: 09/01/2024 18:13

    SPAK duhet te hetoje dy persona lidhur me punet e Beqes. I pari eshte perkthyesi i Ministrit te drejtesise ne takimin me Sekretarin Blinken dhe i dyti eshte nje person i arrestuar nga policia e Shqiperise per llogari te Spanjes, por qe nuk u ekstradua. Te dy petsonat jane shok klase te Ilir Beqes.

    Përgjigju
  • Gripi: 09/01/2024 17:30

    Po i mbushin mendjen qe ti vendose prangat vetes se keta dy prokurore nuk kane kellqe ta bejne. Heren e pare e perjashtuan fare nga hetimi ne menyren me skandaloze dhe kriminale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë