
9 orë nën rrënoja, një person është nxjerrë i gjallë nga forcat ushtarake. Ai kishte mbetur nën rrënoja që prej orëve të mëngjesit. Pas finalizimit me sukses të operacionit për shpëtimin e tij, ai është dërguar në spital për të marrë edhe ndihmën e parë mjekësore. I riu është djali i Bert Carës, 57-vjeçari që u shpëtua pak orë më parë, ndërkohë që nën rrënoja vijojnë të qëndrojnë nëna dhe tre fëmijë të tjerë të Carës.
Lajmi kryesor:
Situata dramatike në Thumanë/ Ende persona nën rrënoja, nxirren nga shembja e pallatit nënë e bir të pajetë (VIDEO)











