9 të prekur dhe 17 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

9 të prekur dhe 17 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

9 persona rezultojnë pozitiv me koronavirus dhe 17 persona janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, duke e çuar numrin total të të prekurve në 799 të infektuarve.

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia tha se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 225 testime për të dyshuar nga të cilët u konfirmuan vetëm 9 raste pozitive.

“Dita e tretë me radhë kur ne të gjithë po i marrim rezultatet e angazhimit të përbashkët. Sot kanë rezultuar të shëruar nga COVID-19, 17 qytetarë tanët. Ndërsa nga 225 testime vetëm 9 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Ju faleminderit për besimin, bashkëpunimin e solidaritetin! Faleminderit personelit shëndetësor, policëve, zjarrfikësve, kryetarëve të komunave, administratës, pastrueseve dhe të gjithëve të angazhuar në këtë betejë të përbashkët! Vazhdojmë së bashku, me kujdes dhe vëmendje!” , shkruan ministri Vitia në Facebook.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës