‘9 vite prita që vajza të kthehej e të më thoshte jam mirë!’ flet nëna e Sibora Geganit që u vra nga i dashuri në Spanjë: Dua të di kush e ndihmoi vrasësin

Në një rrëfim plot emocione nëna e Sibora Gaganit, të resë shqiptare që u vra nga partneri i saj në Spanjë në vitin 2014 dhe trupi iu gjet i murosur, thotë se zemra e saj priste deri në momentin e fundit që vajzën ta kishte gjallë.

“Dje më dhanë përgjigjet përfundimtare që konfirmonin që ishte Sibora. Momenti më i keq i jetës sime. Kisha ende shpresa. Edhe pse e dija që ajo ishte thellë-thellë brenda meje zemra thoshte ‘jo’! Sibora ka qenë e dashuruar me të. Ishte shume e dashuruar.’- thotë ajo.

Zemërimi i Beta Shahinit, e cila jeton prej vitesh në Itali, është shumë i madh dhe kërkon vetëm drejtësi. Sipas saj ka pasur edhe të tjerë të përfshirë.

“Askush nuk e ka parë më që prej asaj dite që ai i bëri keq asaj. Unë mendoj që ka një bashkëpunëtor dhe kësaj dua t’i shkoj deri në fund. Të na thotë se cilët janë këta njerëz që e kanë ndihmuar sepse muri ishte perfekt. Ai nuk bënte mure.’- thotë ajo.

Një aktrim të vërtetë i rrëfen në intervistën për ‘La Republica’ veprimet e ish dhëndrit të saj, i cili dilte rrugëve dhe ngjiste kudo tabela me njoftimin për gjoja zhduken e Siborës, të cilës vetë i kishte marrë jetën.

“Në fillim ai ishte shumë i qeshur. Me një fytyrë të qeshur, sikur s’ishte ai, sikur s’kishte bërë asgjë.  Unë nuk e kam besuar kurrë. Nuk i besova asnjëherë asnjë fjale që ai ka thënë”- shprehet Betta Shahini.

Mes lotësh, teksa tregon fotografitë e Siborës së saj plot buzëqeshje, Beta Shahini thotë se pasi t’i ketë bërë nderimet e fundit vajzës, misioni i saj do të jetë vendosja e drejtësisë.

“Nuk ka një emër për atë njeri, ashtu siç nuk ka mëshirë. Unë uroj që ai t’i thotë të gjitha. Dua ta shoh një herë tjetër në sy. Dua të shkoj të marr vajzën time dhe pastaj do të vazhdoj me procesin. Do bëj gjithçka që të dalë e vërteta. Si i mori jetën një vajze vetëm 22 vjeçare, një vajzë plot jetë. Ai për mua është një mostër. Nuk di çfarë emri t’i them tjetër”.- u shpreh nëna e Sibora Geganit.

Sibora Gagani, 22-vjeçe, u shpërngul nga Italia ku jetonte me familjen e saj në një banesë në Spanjë me të dashurin italian Marco Romeo, i cili 9 vite më parë i mori jetën në rrethana ende të paqarta.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • B*3: 25/06/2023 12:32

    Nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë ngushëllim për një prind që humb fëmijën e vetë. Zoti e paste vajzën tuaj në Parajsë, atje ku askush nuk do ta lendoj kurrë më e ju dhente forcë ju në këtë dramë, të gjeni të drejtën që ju takon. I bashkohem dhimbjes tuaj.

    Përgjigju
    • Ana: 25/06/2023 13:16

      Fjal temje njeriu me kulture i bashkangjitem mendimit tuaj pa i heq asnje presje eshte me e qet pran zotit dhe jo pram torturave.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë