“Do të jemi pjesë si qeveri në importin e naftës dhe në shpërndarjen e naftës”, tha Edi Rama më 2 korrik 2025.
Ligji për të krijuar rezervën e naftës pritet të miratohet brenda këtij viti. Pasi ka mbaruar procesin e Konsultimit Publik gjatë verës së 2025-ës, qeveria parashikon që një draft i rishikuar që ka në thelb krijimin dhe menaxhimin e rezervës së naftës dhe nënprodukteve të saj, të miratohet në gjashtëmujorin e dytë të 2026-s.
Rezerva do të nevojitet “kohë të vështira” siç janë krizat që shkaktojnë mungesë furnizimi të tregut me nënprodukte të naftës bruto.
Sipas informacioneve detyrimi do të jetë që rezerva shtetërore e naftës duhet të garantojë për të paktën 90 ditë furnizim, po detajet e sigurimit të sasisë së naftës dhe të përdorimit të saj do të caktohen me VKM. Rezervat e sigurisë do të krijohen në baze të Planit të Veprimit.
Rezerva shtetërore do të menaxhohet dhe shitet nga Autoriteti për Rezervën e Sigurisë të Naftës, që do të krijohet dhe do të jetë përgjegjës për të blerë dhe shitur naftë dhe nënprodukte të saj.
Për të krijuar këtë rezervë pritet të caktohet një tarifë e re ndaj importuesve të produkteve energjetike hidrokarbure. Tarifa do të vendoset në lekë për litër ose kilogramë, dhe do të rishikohet me VKM çdo vit. Kjo tarifë do të mblidhet nga autoritetet doganore, për qëllim të ‘Autoritetit për Rezervën e Sigurisë të Naftës’.
Siç është paralajmëruar më herët nga kryeministri Edi Rama, rezerva pritet të përdoret edhe të furnizuar tregun me çmim më të ulët. Aktualisht për çdo litër naftë paguhen 4 taksa, 20% TVSH-ja (35 lekë), 38.8 lekë akciza, 27 lekë taksa e qarkullimit dhe 3 lekë taksa e karbonit. Praktikisht kur sot e blejmë naftën 175 lekë/litri, 103.8 lekë janë taksa dhe 71.2 lekë çmimi real i naftës.
Importi i karburantit nga tregjet e huaja ka ardhur gjithnjë e në rritje. Shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë se vetëm gjatë vitit 2025 u importuan rreth 720 mijë tonë karburant.
Komente













Vendimi qeverise per mbajthen e rezerves publike prej 90 ditesh nga shteti eshte veprimi me i drejte e koheve te fundit,por ajo qe do ndihmonte ekonomine do ishte peopozimi i zotit Rama per ngritjen e nje Rafinerie shteterire qe nafta e prodhuar ne vend te perpunohej ketu. Kosto endertimit kurre nuk do i kalonte 70 milon $por do kisjim dhe pamvaresi por dhe ulje te cmimit te naftes dhe produkteve te saj. Apo jane kompanite importuese te naftes qe i bejne presion qeveriseKam besim se Rama cdo fjale qe jep e mban
Përgjigju