90% e maturantëve janë regjistruar në universitet,  shkencat ekzakte ‘në krizë’, studentët preferojnë degët e mjekësisë

Mbi 90% e maturantëve që kanë fituar të drejtën për studim janë regjistruar në një nga degët e universiteteve publike dhe private në Shqipëri, ndërsa 10 % e tyre kanë hapësirë të aplikojnë në formularin A2 tetor nëpërmjet raundit të tretë që nis më 19 -21.Por çfarë kanë zgjedhur deri më tani maturantët?

“Ecuri të mirë kanë pasur programet që lidhen me shëndetin , mjekësia, stomatologjia, farmacia, mami, infermieri dhe programet e tjera ku në masë të madhe, pothuaj 100% janë realizuar të gjithë kuotat e këtyre programeve, përjashtuar disa degë dytësore te fakulteti i shkencave mjekësore ku ka ende kuota të lira. Gjithashtu dhe në rrethe infermieria ka pasur një ecuri shumë të mirë, përfshirë këtu dhe universitetet jo publike shqiptare. Ecuri shumë të mirë ka patur inxhinieria e veçanërisht teknologjia e informacionit ku në teknologjinë e informacionit janë realizuar pothuaj 100% të kuotave. Si dhe degë të caktuara të shkencave sociale, filologjike, mbase dhe të programeve të bujqësisë. Mund të themi se ka një ecuri të mirë në raundin e dytë të regjistrimeve", thotw pwr Report Tv, Arjan Xhelaj, Kreu i rrjetit akademik shqiptar. 

Më pak interes pati për degët, matematik, fizik, kimi.

“Programe si kimia, fizika, matematika, janë disi programe të vështira. Numri i kërkesave vazhdon bazuar dhe në  kërkesën e atyre që duan të zhvillojnë mësuesin sepse tregu i punës për këto degë përtej degës së mësuesisë është diku i limituar duke patur parasysh se ka dhe programe të ndryshme që janë kombinacione të këtyre degëve si inxhinieri fizike apo matematikë ose fizikë e kompjuter ku maturantët drejtohen më shumë drejt atyre degëve”, vijon Xhelaj.

Në fazën e dytë te regjistrimeve nga 6 mijë maturantë që ishin në garë vetëm 4 mijë prej tyre zgjodhën një degë, ndërsa 2 mijë të tjerë do të presin raundin e tretë me 3 faza regjistrimi.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/10/2022 23:05

    Fizika,kimia,math,lendet e mia <<me te preferuara>>! Por nuk eshte e vertete se jane me te veshtira se mjekesia,apo inxhinjeria.Problemi qendron te punesimi.Njerezit nuk nxjerrin trute per 4 vjet me keto shkenca qe te perfundojne thjesht mesues te rendomte,ose llogaritare ne ndonje qytet,apo fshat te humbur per nje rroge mizerable.Rama sic ndertoi rruget,te filloje te investoje ne ind.e rende e te lehte dhe institute e laboratore kerkimore,ku mund te perdoren keto shkenca.Nuk kemi nevoje vetem per mesues,tregetare,mjeke dhe hoteliere,ne rradhe te pare kemi nevoje per shkencetare te vertete, me njohuri dhe energji te mireperdorura,jo thjesht te shperdorura.

    Përgjigju
    • Ela: 14/10/2022 17:05

      Jam shume dakord me ty Iris, problemi kryesor eshte tregu i kufizuar i punes qe i pret kur te mbarojne ato dege. Askush nuk do diploma qe tu flene ne sirtar pas 4 vjetesh mundi ne universitet, e nuk jane as dege te lehta. Puna e mesuesit nuk eshte pune e rendomte, perkundrazi eshte shume fisnike, por per fat te keq nuk eshte e paguar mire ne Shqiperi, si shumica e puneve shteterore e njerezit perfundojne bejne dallavere per te rritur te ardhurat. Institutet e laboratoret kerkimore i kishte Shqiperia, mjafton ti mirembanin, por problemi eshte se ato nuk i shohin te gjithe njerezit. Jane rruget e fasadat qe shohin te gjithe, prandaj vetem atje investohet, sigurisht duke abuzuar e duke cuar % me te madhe te parave neper xhepa pushtetaresh. Nuk behet asgje per permiresimin e jetes se shqiptareve, jo me kot kush mundet vetem largohet nga vendi.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja