Inva Mula sopranoja e madhe shqiptare ka organizuar një festë surprizë në tetarin e Kukullave për ditëlindjen e 90-të të të atit.
Njerëz të artit janë mbledhur për t’i uruar festën artistit të madh të Shqipërisë, muzikantit Avni Mula. Me sytë e përlotur nga supriza, Mula i shoqëruar nga e bija e cila ishte ideatorja e kësaj surprize, hyri në ambjentin ku do të mbahej festa, ku u prit me duartrokitje, ndërkohë që në sfond dëgjohej kënga e ditëlinjdes.
Baritoni dhe kompozitor i njohur Avni Mula për dekada me radhë është vlerësuar dhe nderuar për krijimtarinë e tij në skenën operistike, por dhe në atë të këngës në festivale të ndryshme.

LAJMET MË TË VLERËSUARA