Drejtoresha e programit të vaksinimit: Të infektuarit pas vaksinës COVID si Pipero, kanë qenë të prekur më parë

9 mijë doza të vaksinës Pfizer pritet të vijnë mbrëmjen e sotme në Shqipëri. Menaxherja e programit kombëtar të vaksinimit në ISHP Erida Nelaj, në një interviste për Report Tv ka deklaruar se në vijim pritet të vijnë doza të tjera, si nga Pfizer ashtu dhe nga AstraZeneca. Sipas saj në mes të prillit nga AstraZeneca vijnë 60 mijë doza të tjera.

"Vaksina pfizer që vjen dhe sotme është sasi që vjen për dozat e dytë për  personat që janë vaksinuar në dozën e parë, pra mbulon dozat e dyta, ndërkohë do kemi sasi të tjera të pfizer që do të vijnë në vijim dhe sa asi të tjera të astrazeneca.  Nëpërmjet COVAX sasia e parë që vjen nga astrazeneca është  rreth 120 mijë doza ne kishim 48 mijë, në mes të prillit pritet të vijën dhe 60 mijë të tjera", tha ajo.

Doza e dytë për vaksinën Astrazeneca mund të bëhet pas 3 muajsh, në një interval kohor më të gjatë se Pfizer. Ndërkaq Nelaj tha se Astrazeneca do të aplikohet në periferi se është më e lehtë.

"Vaksina e Astrazenecës ska interval kohor 24 orësh por më të gjat. Por mund të jetë mbi 3 muaj koha e dozës së dytë. Të jep një mbrojtje më të mirë dhe afatgjatë në kohë. Në vaksinat e pra duhet të vaksinojmë shumë më tepër. Po ecën mirë si proces, smund të ecim më shpejtë sepse duhet të ruajmë gjithmonë dozën e dytë prandaj mund të jenë shqetësuar të moshuarit që se vijuan procesin. Do vazhdojmë me të moshuarit. Fakti se astrazeneca shpërndahet lehtë, aty ku do kemi grumbullime do përdorim pfizer, në periferi Astrazenecën se është më e lehtë", tha Nelaj.

Te personat që janë vaksinuar deri më tani, ajo thotë se AstraZeneca nuk ka pasur efekte anësore.

"Vaksina vlerësohet dhe monitorohet vazhdimisht, Në ditën e parë presim të shohim reagimet., Në 108 të vaksinuar kanë qenë reagime normale. Dhimbje koke, ishte dhe ajo frika e momentit ditën e parë por u kalua lehtshëm. Luhatje tensioni, por që skishte lidhje me vaksinimin në vetvete".

Raste të ngjashme si mjeku Pëllumb Pipero që doli pozitiv me COVID pasi mori dozën e parë të vaksinës Nelaj tha se ka pasur disa, por nuk dha një shifër konkrete. Këto raste janë te personeli shëndetësor por këto tha se janë infektuar para bërjes së vaksinës.

"Ka raste që janë vërtetuar që kanë qenë të infektuar edhe para marrjes së vaksinës. Se kam të saktë si shifër por nuk është shumë i madh is shifër. Kjo ka ndodhur se janë infektuar më përparë se të marrin vaksinën. Te personeli shëndetësor po flas se skemi informaciont te të moshuarit. Edhe pse kanë rezultuar të infektuar e kanë kaluar me shenja të lehta", shtoi Nelaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emri: 15/03/2021 20:09

    Astra Zeneca eshte pezullluar tashme pothuaj ne te gjithe Europen deri sa te sqarohen disa vdekje te dyshimta te personave te vaksinuar. Do te ishte mire qe qeveria shqiptare te priste rezultatet e hetimeve, perpara se t'i perdore keto doza.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë