9,300 rrufe dhe rreshje masive godasin Spanjën Lindore, 3 viktima e dëme të konsiderueshme (VIDEO)

Shirra të rrëmbyeshëm kanë goditur pjesë të Spanjës lindore dhe ishujve Balear.

Rreshjet e dendura kanë dëmtuar shumë rrugë, ka patur ndërprerje të energjisë elektrike kurse shërbimi hekurudhor dhe ai ajror kanë ndërprerë punën.

Sipas Institutit Meteorologjik spanjoll, periferia e kryeqytetit Madrid gjatë natës së mbëmshme u godit nga më shumë se 9,300 rrufe të shoqëruara me rreshje, si pasojë e të cilave u përmbytën mjaftë bodrume, ndërtesa dhe supermarkete.

Isabel Díaz Ayuso, presidenti i rajonit të Madridit, tha se zjarrfikësit kishin trajtuar me ndihmë më shumë se 2000 raste që gjendeshin në rrezik.

Një nga zonat më të goditura në Spanjë ishte qyteti Arganda del Rey, ku është llogaritur se në një metër kartor sipërfaqe u derdhën 46.4 litra reshje.

Nga rreshjet e mëdha, lumi Cidacos në qytetin Navarra, e rriti nivelin e tij me 11 cm brenda 4 orëve, duke dalë nga shtrati dhe përmbytur rrugë, makina e gjithçka gjeti përpara, duke gjithashtu shkaktuar një viktimë, trupi i të cilit u gjet sot në mëngjes brenda makinës së tij të përmbysur.

Në Almeria janë regjistruar edhe dy viktimat të tjera. Trupat e dy vëllezërve të moshës 51 dhe 61 vjeç, u gjendën brenda makinës së tyre, të cilën  ujrat e rrëmbyeshëm e kishin shpërngulur afër Albacete.

Ekipet e ndihmës së shpejtë prej tre ditësh ndodhen në terren për tju ardhur në ndihmë banorëve, shumë prej të cilëve kanë humbur gjithçka.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ekzekutuan ndërtuesin Eduart Reçi, Foto, ky është oficeri i policisë i akuzuar për vrasjen, u arrestua me të vëllanë 

Ekzekutuan ndërtuesin Eduart Reçi, Foto, ky është oficeri i policisë i akuzuar për vrasjen, u arrestua me të vëllanë