Rekord infektimesh në vend, 942 raste të reja me COVID dhe 5 viktima! 5 mësues të prekur në Vlorë, mbyllen për 2 javë 5 klasa në një shkollë private

Rekord infektimesh në vend, 942 raste të reja me COVID dhe 5 viktima! 5 mësues të prekur në Vlorë, mbyllen për 2 javë 5 klasa në një shkollë private

Ambulancat te Spitali Infektiv

TIRANË- Në 24 orët e fundit në vend është regjistruar një rekord infektimesh nga koronavirus. Ministria e Shëndetësisë raporton se 942 janë rastet e reja me COVID-19  nga 3856 testime të kryera.  Gjithashtu në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 5 qytetarë. Betejën me virusin vdekjeprurës nuk kanë arritur ta fitojnë dot 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetare nga Lushnja, 1 qytetare nga Tepelena, të moshave 43-87 vjeç

Sa i përket situatës në 4 spitalet COVID, Ministria bën me dije se janë duke u trajtuar 405 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

Në fund Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki
199 raste në Tiranë, 80 në Durrës, 57 në Elbasan, 52 në Vlorë, nga 39 raste në Shkodër, Lushnje, 33 në Lezhë, 32 në Fier, 30 në Krujë, 29 në Kavajë, 26 në Kamëz, 25 në Sarandë, 22 në Kukës, 17 në Patos, nga 16 raste në Gjirokastër, Shijak, 14 në Librazhd, nga 12 raste në Berat, Dibër, nga 11 raste në Korçë, Rrogozhinë, Gramsh, Kuçovë, 10 në Kurbin, nga 9 raste në Mallakastër, Vau i Dejës, Divjakë, nga 8 raste në Pogradec, Peqin, Skrapar, nga 7 raste në Mirditë, Mat, Bulqizë, nga 6 raste në Delvinë, Malësi e Madhe, Prrenjas, nga 5 raste në Tepelenë, Cerrik, nga 4 raste në Pukë, Ura Vajgurore, Belsh, 3 në Devoll, nga 2 raste në Has, Tropojë, Përmet, Selenicë, Memaliaj, Kolonjë, Poliçan, Këlcyrë, Konispol, nga 1 rast në Roskovec, Klos, Vorë, Pustec, Dropull.

COVID-19 – Statistika (2 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore        942
Të shëruar në 24 orë     455
Të shtruar në spitale     405
Humbje jete në 24 orë   5
Testime ditore               3856
Testime totale            365,309
Raste pozitive             79,934
Raste të shëruara        48,377
Raste Aktive                30,159
Humbje jete                 1398

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë                   17144
Fier                        2479
Durrës                   1708
Shkodër               1494
Vlorë                     1445
Elbasan                  1418
Lezhë                    1064
Korçë                      948
Berat                     924
Gjirokastër             631
Kukës                    474
Dibër                     430

Përditësimi i situatës së COVID-19 në Shqipëri

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:37
Koronavirusi në Pogradec, infektohen 5 mësues e 3 nxënës! Karantinohen në shtëpi

1604490455_korona.jpg

Në shkollën e mesme të fshatit Buçimas në Pogradec kanë rezultuar pozitive me COVID-19, 5 mësues, 3 nxënës, sekretarja dhe sanitarja.

Nga Drejtoria Vendore e Arsimit bëhet me dije se të gjithë janë të vetëkarantinuar në banesë  ndërsa deri në këto momente zëvendësimi i tyre me mësues të portalit nuk ka ndodhur  kjo edhe për shkak të zhvillimit të mësimit të alternuar.

Ende nuk dihet nëse do të merret ndonjë vendim nga DSHP, në lidhje me procesin e mësimit.

U janë marrë tamponet edhe kontakteve të personave të cilët kanë rezultuar pozitivë.

Ora 20:15
Infektimet në Berat, shkollat vijojnë të jenë vatra! Rezulton pozitiv nëndrejtori i spitalit rajonal

1611783101_1606208108korona4.jpg

Shkollat vijojnë të jenë vatra infeksioni nga COVID në qytetin e Beratit. Këtë të martë u raportuan 12 raste të reja.

Prej tyre, 4 janë mësues dhe një nxnës në shkolla 9-vjeçare e gjimnaze.

Gjithashtu është prekur nga virusi dhe nëndrejtori i spitalit rajonal të Beratit si dhe një infermier.

Rastet e konfirmuara me COVID-19:

1 mësuese në shkollën e mesme "Kristo Isak" në Berat,
1 mësues në shkollën e muzikës "Ajet Xhindole" në Berat,
1 mësues në shkollën 9-vjeçare në Uznovë,
1 mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Mbrakull,
1 nxënës në shkollën e mesme "Irfan Ngjeqari"
1 nën/drejtori i Spitalit Rajonal Berat.
1 infermier në Spitalin Rajonal Berat.
1 specialist në paraburgimin e IEPV Berat.
1 specialist në Kadastrën e Beratit.

Ora 14:55
Ishte i shtruar prej ditësh tek ‘Shefqet Ndroqi’, Çiljeta humb njeriun e shtrenjtë për shkak të COVID-19

Këngëtarja e njohur për publikun Çiljeta Xhilaga ka humbur personin e saj të shtrenjtë, babain e saj. Vetëm pak ditë më parë u mësua, se babi i këngëtares ishte i shtruar në spitalin infektiv ‘Shefqet Ndroqi’ pasi ishte infektuar me COVID-19.

Në media u raportua se babai i këngëtares ishte në gjendje të vështirë shëndetësore dhe ajo shihej çdo ditë në ambientet e spitalit edhe pse nuk është lejuar që të qëndrojë pranë të atit për shkak të rregullave.

Ditën e sotme Çiljeta ka vendosur edhe shiritin e zi në foton e saj të profilit në Instagram duke dhënë kështu lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të personit të shtrenjtë.

Ora 10:40
5 mësues me COVID, mbyllen për 2 javë 5 klasa në një shkollë private në Vlorë

Mbyllet një pjesë e një shkolle jo publike në Vlorë pasi 5 mësues kanë rezultuar pozitiv me COVID. ISHSH Vlorë ka mbyllur shkollën private Fan Noli.

Nga kjo shkollë është mbyllur klasa e 5,6,7,8 dhe 9, kësisoj nxënësit e këtyre klasave do të zhvillojnë mësim online.

Mësuesit që japin mësim në këto klasa do të qëndrojnë në karantinë për një periudhe 14 ditore. Në këtë shkollë rezultojnë të prekur me COVID 19, 5 mësues dhe për të frenuar përhapjen e virusit janë marrë masa paraprake.

Së fundmi në vendin tonë ka pasur një rritje të rasteve me COVID. Por nga ana tjetër me mbërritjen e dozave të reja të vaksinave anti-COVID nga Pfizer, ka filluar procesi i injektimit të dozës së dytë te personat që kanë marrë dozën e parë. Të parët që janë vaksinuar sot kanë qenë shefja e Infektivit Najada Çomo dhe kryeministri Edi Rama.

B.K./E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lela: 02/02/2021 18:00

    Kjo tregon se masat e vendosur jane te gabuara. Ne te gjithe boten jane ndaluar aktivitetet pervec atyre esenciale. Kafe, restorante, palestra, administrata etj. jane mbyllur. Cdo grumbullim mbi 5 persona eshte i ndaluar. Udhetimet po ashtu jane te ndaluara sidomos jashte vendit. Karantinimi per te prekurit eshte 14 dite. Duket se 1 ne 3 persona ne Shqiperi eshte prekur nga pandemia. Cdo gje mund te quhet por jo nje qasje e duhur per kete situate pandemike. Dhe te mendosh qe behet fjale per nje popullate 2, 3 milion. Nje skandal keqqverises.

    Përgjigju
    • Kafexhiu: 02/02/2021 21:24

      Po u mbyllen kafenet ne Shqiperi rrexohet qeveria pastaj. E di RamaZoni kete pune ndaj nuk fut vendin ne lockdown

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë