LUSHNJE - Lushnja po përgatitet për 95 vjetorin e Kongresi Kombëtar të këtij qyteti. Kongresi u mbajt në 21 deri në 31 janar 1920 dhe morën pjesë delegatë nga të gjitha trevat. Ky delegacion mori në dorë fatet e Shqipërisë në Konferencën e Parisit.
Kongresi i janarit në Lushnje zgjodhi Këshillin e Lartë, me 4 anëtarë, të cilët në atë kohë përfaqësonin edhe 4 fetë praktikuese në vend. Ai rrëzoi vendimet e padrejta të Konferencës së Fshehtë të Ambasadorëve të vitit 1915 dhe, vendimin që kishin marrë në parim, në janar 1920 Fuqitë e Mëdha, për ta ndarë Shqipërinë.
Historiani Niko Ferra na rrëfen rëndësinë historike dhe vendimet e rëndësishme të Kongresit të Lushnjes. Por sot pas 95 vjetësh përse duhet vizituar shtëpia ku u mbajt ky kongres.
Historiani Ylli Myftiu në tregon se kjo shtëpi muze tashmë e restauruar, i përkiste patriotit Kaso Fuga. Mbledhja e kongresit u hap nga Ferit Vokopola, që ishte përfaqësues i Prefekturës së Beratit, Lushnjes dhe Skraparit.
Kreu i Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tusha nga shtëpia e Kongresit fton ashtu si 95 vjet më parë të gjithë shqiptarët të mblidhen në këtë qytet për të nderuar këtë ditë të rëndësishme për vendin e tyre.
Në Lushnje janë mbajtur dy kongrese me mjaft rëndësi, Kongresi Kombëtar dhe Kongresi i Arsimit në vitin 1920 dhe për këtë njihet si qyteti i kongreseve.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO