96 000 000 topa të zinj janë derdhur në rezervuarin me ujë të pijshëm të Los Angeles. Në dukje arsyeja mendohet se është për të zvogëluar avullimin e ujit por qëllimi është tjetër gjë. Sferat e zeza në material polietileni me densitet të lartë dhe me shtojcë karboni, për të mbrojtur plastikën nga rrezatimi ultravjollcë, kanë diametër 10 cm dhe janë të mbushura secila me 210ml ujë.
Duke qëndruar mbi sipërfaqen e rezervuarit, topat bllokojnë në një farë mënyre rrezet e diellit që të depërtojnë në ujë dhe të bëhen shkak për reaksione jo të dëshiruar kimik, si psh reaksioni me elementin kimik Brom, i cili nën rrezet e diellit dhe në bashkëveprim me klorin, degjeneron në Bromat, një element kimik kancerogjen. Një tjetër benefit i topave të zinj është se në një vit prej tyre janë kursyer prej 12.5 milion litrave ujë të rezervuarit, më shumë se 1.1 miliard litra ujë në vetëm një vit.
Projekti i Departamentit të ujrave dhe Energjisë të Los Angeles ka nisur në vitin 2008 kur në rezervuarin Ivanhoe dhe u hodhën 400,000 topat e parë. Edhe pse 96 000 000 topat kanë kërkuar 2.9 milion metra kub ujë për t’u mbushur, kursimi vjetor justifikon gjithçka. Topat kanë një jetëgjatësi prej dhjetë vjetësh dhe plastika pas kësaj mund të ripërdoret.
Përgatiti Ilir Çuçi