Afganistani nuk dorëzon Bin Ladenin

(9/19/2001)Afganistani ka vendosur të mos e dorëzojë terroristin shumë të kërkuar, Osama Bin Laden. Ndonëse një gjë e tillë nuk është bërë ende publike, largimi i delegacionit pakistanez të udhëhequr nga Shefi i Shërbimit Sekret pakistanez ISI, menjëherë nga vendi dhe gjendja e jashtëzkonshme e shpallur nga autoritetet afgane, paralajmërojnë fillimin e një konflikti. Në orët e mbrëmjes së djeshme, burime zyrtare të autoriteteve afgane deklaruan se Osama Bin Laden është mik i Afganistanit dhe ai do të dorëzohej vetëm atëherë kur të jepeshin prova konkrete kundër Osama Bin Ladenit, i akuzuar si regjizor i masakrës së javës së kaluar në dy kullat binjake të Manahtanit në qytetin e Nju Jorkut, ku mbetën të vdekur mijëra civilë, si pasojë e një sulmi me aeoplanë civilë linjash ajrore, të cilët ishin grabitur nga persona të panjohur. "Lufta e shenjtë" Kërcënimi për luftë të shenjtë, në ndihmë të vëllezërve myslimanë afganë, ka ardhur dje nga lideri shpirtëror fetar pakistanez, myftiu Nizamuddin Shamzai. Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve franceze AFP, zëdhënësi i myftiut Shamzai, Haxhi Idrizi, është bërë e ditur se dje kreu fetar pakistanez ka vendosur shpalljen e një dekreti, me anë të cilit shpallet Lufta e Shenjtë (Xhihadi), në rast se pupujt jomyslymanë do të sulmojnë shtetin fqinjë afgan. Kjo deklaratë ka ngritur tensionin e brendshëm në Pakistan, vend i cili një ditë përpara me anë të Presidentit të saj, Gjeneralit Ashraf, kishte deklaruar se Pakistani do të bëhej një pikëmbështetje per trupat amerikane, në rast se këto të fundit do të dëshironin një gjë të tillë. Mesazhe të tilla solidariteti i kanë ardhur talebanëve nga Irani, Iraku, Siria dhe disa vende të tjera. Gati sulmi amerikan Pas deklaratës së dy ditëve më parë të Presidentit Bush, se Bin Ladeni duhet të kapet i gjallë ose i vdekur, dje është dhënë OK i parë për trupat që do të shkojnë në rajon. Pentagoni i ka urdhëruar të gjtha nëndetëseve, aeroplanmbajtëseve dhe trupave në bazat e Turqisë, Arabisë Saudite, Egjipt, Izrael, Gjirin Persik dhe Detin e Kuq të kalojnë në gatishmëri numër një (Gjendje lufte). Ndërkohë, që në rrafshin diplomatik po punohet që të shmanget përkeqësimi i konfliktit. Presidenti sirian Asad është takuar dje në mbrëmje më Presidentin egjiptian Mobarak . Takimi synonte një mediacion në mes vendeve të botës arabe. Gjithashtu, nga Lindja e Mesme sinjalet diplomatike janë pozitive. Në pritje të takimit të Ministrit të Jashtëm izraelit Peres me kreun palesinez Arafat, Kryeministri Ariel Sharon ka urdhëruar tërheqjen e trupave të tij nga disa pozicione strate-gjike të pushtuara 2 javë më parë në Rripin e Gazës.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Kryebashkiaku Veliaj takon komunitetin shqiptar në Japoni: Kyç për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve