"Aldo Bare", ndalohen dy në sallën e gjyqit
Shtohen edhe dy dëshmitarë të ndaluar, nga të thirrurit për të dëshmuar mbi bandën e Aldo Bares. Dje në seancën e tetë gjyqësore për bandën e Lushnjes, gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç i kishin parashikuar togat e zeza.
ELBASAN
(5/10/2001)
Shtohen edhe dy dëshmitarë të ndaluar, nga të thirrurit për të dëshmuar mbi bandën e Aldo Bares. Dje në seancën e tetë gjyqësore për bandën e Lushnjes, gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç i kishin parashikuar togat e zeza.
Dy dëshmitarë nga Lushnja, Petrit Selami e Hasan Kipkiu, janë shoqëruar në komisariat për dëshmi të rreme. Ndërkohë avokatët e të pandehurve kanë kërkuar që klientët e tyre, Enver e Arben Boriçi, Ysniqemal Ymeri, Ilir Stregu, Erion Cici e Arian Aliçka, të lihen të lirë, "pasi u ka kaluar afati i paraburgimit". Por kjo kërkesë nuk është marrë në konsideratë nga prokurorët e çështjes "Bare", "pasi dosjet janë paraqitur vetëm 3 muaj më parë, në fund të janarit 2001".
Organi i akuzës kishte thirrur për të dëshmuar në seancën e djeshme, tre dëshmitarë. I pari ka dëshmuar Petrit Selmani nga qyteti i Lushnjes. Por, duke kujtuar se mund "të lahet" shpejt me Drejtësinë e të kthehet në shtëpi, si dhe nga frika për të dëshmuar në sy të të pandehurve, ai ka përfunduar në pranga. Me urdhër të prokurorit të çështjes, uniformat blu e kanë shoqëruar atë për në Komisariatin e Elbasanit. Selami, sipas prokurorëve, 8 muaj para arrestimit të shokëve të Bares, ka ngritur një padi ndaj disa prej pjesëtarëve të saj. "Ata ma kanë rrahur e masakruar tim bir", ky ka qenë edhe denoncimi i Selamit, i cili ka dhënë emrat e personave. Por, kur ka hyrë në seancën e djeshme, megji-thëse është betuar për "të treguar të vërtetën", ai i ka mohuar fjalët e tij: "Nuk është e vërtetë. Nuk e kam bërë një gjë të tillë. Nuk kam pasur arsye, pasi familja ime nuk ka pasur asnjë problem me këta persona. Madje është hera e parë që i shikoj." Kaq u është dashur njerëzve të Drejtësisë që të urdhërojnë prangosjen e dëshmitarit, nën akuzën e "dëshmisë së rreme". Edhe dëshmitari i dytë, Hasan Kipkiu, ka pasur të njëjtin fat me paraardhësin e tij. Megjithëse nuk është bërë publike se çfarë ishte shkruar në një letër, ai e ka hedhur poshtë atë. Pasi prokurorët i kanë treguar letrën e nënshkruar prej tij, ai e ka mohuar atë. "Nuk është e vërtetë. Unë nuk kam firmosur asnjë letër." Edhe pas kësaj deklarate, me urdhër të prokurorëve, policët që ndodheshin në sallë e kanë dërguar Kipkiun në komisariat.
Para disa seancash, një tjetër dëshmitar nga Lushnja është arrestuar. Në sallën e gjyqit ai deklaroi se njërin nga të akuzuarit, të cilit iu drejtua me gisht, e kishte parë në qytetin e tij, me një kokë njeriu në qese. Por, pas tensionimit të të afërmve të të pandehurve, ai deklaroi një tjetër gjë: "Nuk e mbaj mend se kush ka qenë, ndoshta janë persona tjerë, se këta këtu nuk i kam parë ndonjëherë." Duke rënë kështu ndesh me fjalët që kishte thënë para 1 minute.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?
-
Po
68.1%
-
Jo
24.6%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 2346
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, kreu i Lëvizjes Besa: VLEN fitues absolut në komunat shqiptare, nesër nisin negociatat për qeverinë e re me VMRO-DPMNE
8 Maj, 22:45
-
Rama në Athinë, Mitsotakis dhe SYRIZA kundër/ Varaku: U intereson kjo retorikë! Beqiri: Ia obligon kushtetuta të takojë shqiptarët
8 Maj, 22:42
-
Zgjedhjet në Maqedoni/ Koalicioni i partive opozitare shqiptare “VLEN” nis festën me tupana (VIDEO)
8 Maj, 22:42
-
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, Pendarovski pranon humbjen! Siljanovska-Davkova: Kjo fitore nënkupton përgjegjësi të madhe
8 Maj, 22:38
-
Zgjedhjet parlamentare në RMV/ Numërohen mbi 80 për qind e votave
8 Maj, 22:25
-
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni/ Siljanovska bindshëm para Pendarovskit
8 Maj, 22:23
-
Nisma e Ramës, avokati zbulon çfarë do sjellë: Do të na bëjë anëtar të BE-së, reformë e thellë, do preki çdo sektor të jetës
8 Maj, 22:12
-
'Sa vjeç ishe ti në '96 kur na gjakoste Saliu?' Beqiri debaton me Sefën: Firmat piramidale i bënë ish-sigurimsat
8 Maj, 21:55
-
FOTOLAJM/ Sahati i vjetër i Shkodrës vihet në punë pas 3 dekadash
8 Maj, 21:55
-
Maqedonia e Veriut/ Numërohen më shumë se gjysma e votave, ja rezultatet nga zgjedhjet parlamentare
8 Maj, 21:53
-
VIDEOLAJM/ Dua Lipa zgjedh Shqipërinë si vendin e preferuar për verën 2024
8 Maj, 21:40
-
SHBA mbështet rezolutën e PS, Sefa në 'Repolitix': Synohet kontrolli mbi SPAK! Beqiri: Nisëm për anëtarësimin në BE
8 Maj, 21:37