Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, Pendarovski pranon humbjen! Siljanovska-Davkova: Kjo fitore nënkupton përgjegjësi të madhe

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, Pendarovski pranon humbjen! Siljanovska-Davkova: Kjo fitore nënkupton përgjegjësi të madhe

Kandidati për president, Stevo Pendarovski ka pranuar humbjen në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut dhe uroi kandidaten nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

Ai gjithashtu ironizoi BDI-në, e cila ka bërë thirrje për bojkot.

“E dimë se ka disa raporte për disa parregullsi, por këtë ua lemë organeve kompetente që të mos mbetet asnjë njollë ndaj procesit zgjedhor. I uroj fituesve, u dëshiroj sukses në punë gjatë katër viteve, gjegjësisht 5 viteve të ardhshme. Koncepti imë për një Maqedoni multietnike të integruar në strukturat euroatlantike nuk gjeti mbështetje tek votuesit, megjithatë unë mbetem në qëndrimin se vetëm një Maqedoni e tillë mund të jetë prosperuese. Megjithatë ndërgjegjja ime është e pastër. Por nuk e di nëse e kanë ndërgjegjen e pastër edhe ata të cilët thirrën në bojkot“, deklaroi Pendarovski.

Gordana Siljanovska-Davkova, e cila ka marrë mbështetjen më të madhe nga qytetarët, deklaroi se fitorja, në radhë të parë nënkupton edhe përgjegjësi të madhe.

Ajo komentoi dhe bojkotin duke e cilësuar atë si presion politik e partiak.

“Të bëni thirrje për bojkot, nënkupton presion politik e partiak. Por pavarësisht kësaj qytetarët dolën në votime dhe e dhanë votën e tyre për atë që deshën. Mua nuk më ndodhi që t’i bind qytetarët që të votojnë për mua, se jam më e mira, më e mençura, por e lash që qytetarët vet të vendosin”, tha Siljanovska-Davkova.


Lajmi kryesor:

Rokadë në Maqedoninë e Veriut, partia opozitare VMRO-DPMNE shpall fitoren në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë