Apeli vendos: Kulla i pafajshëm për 3 akuza

(11/1/2002) TIRANE Gjykata e Apelit çliron Nehat Kullën nga 3 akuzat; "vrasje", "vrasje e mbetur në tentativë" dhe "pengmarrja". Por "Gjenerali" do të vazhdojë të vuajë në qeli dënimin 5- vjeçar për 2 akuza të tjera:"Falsifikim të dokumentave" dhe "mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit" Asnjë provë apo dëshmi nuk ka arritur të vërtetojë tre akuzat e të ashtuquajturit i forti i Babrrusë. Pas një udhëtimi të gjatë gjyqësor, prej mëse njëvjeçar, "Gjenerali", ka arritur të fitojë përfundimisht pafajësinë për 3 nga 5 akuzat që drejtësia shqiptare kishte ngritur për të në 12 shtator 1999. Kryetari i trupit gjykues Lefter Jahja ka shpallur të pafajshëm Kullën për "vrasjen e shtetasit Fatmir Thaçi","vrasjen e mbetur në tentativë të 8 punojësve të policisë, për shkak të cilësisë së veçantë të tyre", si dhe "heqjen e paligjshme të lirisë së shtetasit Gëzim Ziri". Organi i akuzës edhe një herë nuk ka arritur të bindë me provat e saj trupin gjykues për krimet, të cilat Kulla akuzohet se i ka kryer gjatë vitit 1997. Atëherë kur " shefi i Komisariatit nr.5" shëtiste nëpër Tiranë, me një makinë ushtarake tip "SHEVROLET" me targë 1111 A, i shoqëruar nga një ushtri vullnetare. Që nga janari i vitit të kaluar, prokuroria këmbënguli në tre akuzat e saj për Kullën, duke ankimuar vendimet e gjykatave më të ulëta deri në Gjykatën e Lartë. Kjo e fundit më 18 janar "postoi" çështjen në Gjykatën e Apelit. U rishqyrtuan edhe një herë të gjitha provat, rrëfimet e viktimave të Kullës dhe dëshmitarëve të tjerë, por pafajësia e "Gjeneralit" për veprat penale të vrasjes dhe pengmarrejes mbeti pafajësi. Por sërish në burg Megjithë pafajësinë e fituar i forti i Babrrusë do të vazhdojë të qëndrojë në një nga qelitë e repartit 325 të Tiranës edhe për 5 vjet të tjera. 18 maj 2001, Gjykata e Lartë shpalli fajtor Kullën për "falsifikim të dokumentave" e "mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake" dhe e dënon me 8 vjet burg. Vendimi i gjykatës do të detyronte Kullën të rikthehet në burg për të shlyer 5 vjet e 5 muaj të tjera burg. Pasi, që nga 3 maji i 2001 Kulla ishte i lirë, pas vendimit të Gjykatës së Tiranës. Deri më këtë datë gjenerali kishte kryer 2 vjet e 5 muaj burg. Së bashku me vendimin, kolegji penal i Gjykatës së Lartë lëshon edhe urdhër-ekzekutimin për riarrestimin e tij, të cilit i shtohet një urdhërarresti të dytë, pasi natën e lirimit të tij, Kulla kishte rrahur disa gazetarë. Dy fletëarrestet ekzekutohen nga policia e Tiranës më 15 shtator të vitit të kaluar. Ndërkohë që prangosja e parë e Kullës mban datën 12 dhjetor të 1999 nga komisari i Elbasanit, Edmond Koseni. Nehat Kulla për të vërtetuar pafajësinë e tij, është ulur në çdo bankë të të akuzuarve të hierarkisë së gjykatave. Nga 12 vjet që i dha Gjykata e Tiranës më 18 janar, përfundimisht Kulla duhet të vuajë 5 vjet heqje lirie.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ndërtuan 7 vila me dokumente të falsifikuara, Prokuroria e Tiranës merr të pandehur 10 persona! Sekuestrohen ndërtimet