Ndërroi jetë nga COVID-19/ Vëllai i 'Gjeneralit' punonjësi i Doganës! kolegët mesazh prekës: Të prehesh në paqe!
Nehat Kulla dhe banda e tij
Tre ditë më parë humbi betejën me COVID-in vëllai i Nehat Kullës, i njohur me nofkën “Gjenerali”, në krye të një prej bandave më famëkeqe në Tiranë dhe në Shqipëri në vitin e mbrapshtë 1997.
Ramazan Kulla ka punuar në doganën shqiptare, ndërsa kolegët i kanë shprehur ngushëllimet përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.
“Me dhimbje të madhe morëm njoftimin për humbjen e parakohshme të kolegut tonë, i cili prej ditësh ishte i shtruar në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi, i konfirmuar me COVID 19. Kolegu u nda nga jeta pasi prej dy javësh ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Pavarësisht trajtimit të bërë nga stafi mjekësor, asistencës të ventilimit mekanik të respiracionit dhe mjekimit intensiv, kolegu nuk ka mundur të mbijetojë. I gjithë stafi i Administratës Doganore Shqiptare i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të të ndjerit. Bashkohemi me dhimbjen tuaj! Të prehesh në paqe koleg!”, shprehen kolegët.
Nehat Kulla, ish-i forti i Tiranës në vitin e mbrapshtë 1997, do të vetëquhej Gjenerali pasi kishte grabitur një kamionçinë ushtarake tip Shevrolet (Chevrolet) me targa ushtrie dhe sinjale policie dhe mbante veshur uniformë ushtarake. Të paktën, atë kohë, i vetmi mjet i tillë që ndodhej në Shqipëri i përkiste Kullës, i cili madje ka pozuar për mediat me uniformë dhe kallashnikov në dorë. Ai shoqërohej gjithmonë nga një eskortë e armatosur me automatikë dhe vetë asnjëherë nuk e lëshonte automatikun nga dora.
Nehat Kulla përfundoi dënimin në korrik 2019. Ai vuante dënimin në burgun e Fushë-Krujës, ku ishte dënuar me 20 vjet burg për vrasjen me paramendim të Halim Gjuzit, ish-shoferi i ish-zv/ ministrit të Arsimit, Halit Shamata.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3104
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzohet se ka dhunuar njerkën e tij, Gjykata e Tiranës vendos masën 'arrest në burg' për djalin e Nehat Kullës
3 Qershor, 12:51
-
Arrestohet djali i Nehat Kullës, dhunoi njerkën me urdhër mbrojtje! Shkak konflikti për vilën e ‘gjeneralit’ të bandës famëkeqe në Tiranë
1 Qershor, 09:43
-
Shqipëri - Itali firmosin memorandum bashkëpunimi: Komisioni i përbashkët doganor kundër kontrabandës dhe mashtrimit në tregtinë ndërkombëtare
4 Prill, 14:40
-
Regjistrohet rasti i parë i variantit të koronavirusit ‘Pirola’ në Ukrainë
8 Nëntor 2023, 09:54
-
Agjencitë e inteligjencës në SHBA të ndara për origjinën e koronavirusit
25 Qershor 2023, 14:09
-
Rikthehen viruset tek fëmijët pas pandemisë
19 Qershor 2023, 08:14
-
COVID-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpall fundin e emergjencës globale! Vlerësimi: 20 mln njerëz humbën jetën
5 Maj 2023, 16:17
-
Gjermanët padi për dëme të shkaktuara nga vaksinat ndaj COVID
13 Prill 2023, 08:24
-
Korrupsion me respiratorët gjatë pandemisë 'Covid 19', kryeministri i Federatës së Bosnjës dënohet me 4 vite burg
5 Prill 2023, 11:01
-
Shëndetësia/ Meta: Pandemia e provoi dështimin e qeverisë, falsifikuan shifrat! Ne do të rrisim me 50% pagat për ‘bluzat e bardha'! 5% financim të GDP për buxhetin
31 Mars 2023, 11:25
-
OBSH i kërkon Kinës të publikojë të gjitha të dhënat e lidhura me origjinën e COVID-it
18 Mars 2023, 21:11
-
SHBA pritet të ndërpresë testimin e detyrueshëm për COVID-19 për udhëtarët nga Kina
8 Mars 2023, 14:08
Qofsh I xhenetit ramazan Vetem te mira ke bo gjigando Zoti ta shperbleft per cdo tmir qe ke bere.
Përgjigjunrm i ka punu vllai ne dogane prandaj ecim perpara ne se komandohemi akoma nga 97
PërgjigjuDUHEJ TE ISHTE denuar me burgim te perjetshem ,,,,per vrasje jo me 20 vjet…..keshtu eshte ligji….
PërgjigjuZoti i mer nga jeta njerzit e mire pare kohe u prefshe ne paqe ( miku ime i pa zevensushem ) Ramazon Kulla
Po pra sot quhet biznesmen i suksesshëm