Historia si nëpër filma e Nehat Kullës, miku i kryeministrit dhe fundi pa 'lavdi' e tragjik i tij dhe i vëllait

Historia si nëpër filma e Nehat Kullës, miku i kryeministrit dhe fundi pa 'lavdi' e tragjik i tij dhe i vëllait

Me rreth të kuq Nehat Kulla

Ka pasur një fund tragjik një nga emrat më të njohur të historisë 30-vjeҫare të Shqipërisë postkomuniste. Bëhet fjalë për Nehat Kullën, i cili ndërroi jetë siҫ duket i prekur nga Covid 19, pasi pak kohë më parë i vdiq edhe i vëllai nga infektimi i këtij virusi vdekjeprurës.

Ky lajm ka ngjallur interes për mediat në vend, pasi emri i Kullës është një nga më të famshmit në Tiranë, kryesisht në vitet 90, por që la trashëgimtarë të “denjë” edhe për shekullin e ri.

Nehat Kulla, i cili ndërroi jetë në moshën 67-vjeҫare i përkiste brezit “veteran” të krimit në Shqipëri. Karrierë që e ka nisur që në kohë të komunizmit, ku të rreshtohej në botën e krimit kërkonte “këllqe”. Por në vitet ‘90, emri i tij u bë epik në Tiranë.

Kjo pasi përfaqësonte një nga “të fortët” klasik të kryeqytetit që në vitet e para pas rrëzimit të komunizmit dhe që kishte një “ushtri” të gatshme të vritej për të, ҫka ishte jo e lehtë në Shqipërinë e atyre viteve ku krimi merrej me gjëra klasike që nga vjedhja e kontrabanda, ku trafiqet e mëdha nuk kishin dalë në pah. Në Shish-Tufinë, ai ngre “perandorinë” e tij kriminale që në vite krijon edhe legjendën e tij urbane.

Megjithatë, Kulla ishte një deal-er i klasit të parë dhe kishte lidhje të forta me disa nga bandat e të fortët në të gjithë vendin.  Gëzonte një autoritet të padiskutueshëm në të gjithë rrethet kriminale. Arrestohet e dënohet për vrasje të një polici të komisariatit numër  4.

Por ajo që e bëri të famshme ishte një foto në burgun 313, ku Nehat Kulla pozonte së bashku me një tjetër person të botës së krimit, Feriz Kërnajën dhe me liderin e opozitës Fatos Nano, i burgosur nga Sali Berisha që në vitin 1993.

Kjo foto, e publikuar në mediat e pushtetit të Berishës për të denigruar Nanon, në fakt i dha famë të dyve. Nehatit, duke e bërë një njeri të rëndësishëm që kishte marrë në mbrojtje kreun e socialistëve, edhe për Nanon, partia e të cilit në atë kohë ishte cak i sulmeve e agresioneve nga banda të shumta ordinere, që ishin kliente të pushtetit.

Në vitin 1997, Nehat Kulla u lirua nga burgu si të gjithë të burgosurit e vendit ndërsa Fatos Nano u bë kryeministër i vendit. Nehati, me izmën e dhënë nga miku i tij i njohur në qelitë e rënda të 313 merr një fuqi që e rikthen në legjendën urbane të Tiranës.

Pasi arrin të bëjë të bindshmen idenë se ai me bandën e tij mbrojti repartin e xhenios në Shish Tufinë, Nehat Kulla kthehet në një nga VIP-at e botës së nëntokës në Tiranë.

Chevorleti i tij i marrë nga ushtria, e që ishte si pjesë e paketës së ndihmës financiare të SHBA-së për ushtrinë shqiptare u kthye në mitik. Pinte kafe në qendër të kryeqytetit, kryesisht te stadium Qemal Stafa, por kishte jo pak raste ku shfaqej edhe tek Rogner.

Nehat Kulla

Arrestimet dhe në dy palë qeverisje socialiste e demokrate

Megjithë mbështetjen politike Kulla nuk e lë veprimtarinë kriminale dhe arrestohet dy herë gjatë mandateve të socialistëve.

Emri i tij del gjatë hetimeve për vrasjen e deputetit të PD-së Azem Hajdari, ku flitej se përpara krimit, grupi që kreu ekzekutimin, pra Haklajt ishte takuar me “gjeneralin” i cili kishte lidhje të hershme me ta, sidomos me një nga “kapitenët” e bandës; Feriz  Kërnajën.

Por emri i Nehat Kullës, del sërish pas disa vitesh në një tjetër krim të rëndë: një krim zgjedhor, kur më 3 korrik të vitit 2005, një komisioner i opozitës, përkatësisht i Partisë Republikane,. Leorton Vathi vritet në ambientet e qendrës së votimit nga Bashkim Kulla, vëllai i “gjeneral” Nehatit.

Nehat Kulla, i tërhequr prej vitit 2002 nga “aktivitetet politike” rikthehet në fushë i thirrur nga Shpëtim Idrizi, njeriu i afërt i Fatos Nanos, që kandidoi për deputet i PS-së në zonën elektorale që përfshinte Xhamllëkun, Kodrën e Priftit, me një fjalë njësinë numër 3 të kryeqytetit.

Ky krim në fakt është i pari ku shteti mbajti qëndrim ndaj prekjes së zgjedhjeve. Bashkim Kulla u dënua me 20 vjet burg për vrasjen e Learton Vathit. Vendimi u dha fiks 2 vjet pas zgjedhjeve të 2005-s.

Feriz Kërnaja, Fatos Nano dhe Nehat Kulla

Odiseja e gjyqeve

Në fakt, pas vitit 2005, odiseja e Nehat Kullës nis e venitet, dhe emri i tij harrohet në kronikat e zeza të mediave shqiptare. Lajmet për të janë vetëm beteja avokatësh dhe lojëra për gjykim, rigjykim, ankimim në Kushtetuese etj, që shërbejnë vetëm sa për të mbushur faqet e brendshme, por pa një kryeartikull.

Por papritur, klani Kulla “ringjallet” në kohën e reformës në drejtësi dhe Spak.

Pikërisht në vitin 2016, në Tiranë kryhet një grabitje “vepër arti”, madje përpara se Netflix të financojë “La Casa del Papel”, e cila ka në skenar pikërisht modelin e përdorur në Tiranë.

Një grup personash arrijnë të marrin një sasi të madhe parash nga një bankë e nivelit të dytë, duke hapur një tunel të nëndheshëm në zemër të Tiranës, përkatësisht në Bllok.

Kreu i grupit: Kulla Junior, përkatësisht talenti i ri i familjes, Robert Kulla, djali i “gjeneralit” arrin kështu të kapë famën e babait me një “goditje” të nivelit të lartë.

Por, grabitja arrin të zbulohet falë një gabimi të një prej anëtarëve të grupit, i cili kishte një pikë të dobët-alkoolin. Gjithҫka zbulohet dhe grupi arrestohet dhe dënohet.

Rikthimi i “lavdishëm” i Kullajve në kryetitujt e mediave humbet sërish për ca vite për të ardhur në ditët e sotme, duke shënuar një nga kronikat e viktimave të njohura të pandemisë më të tmerrshme të shekullit të ri.

Nëse në rrjete flitet herë pas here se a ka ndonjë njeri të njohur, viktimë e Covid 19, rasti i vëllezërve Kulla, është një dëshmi e rrezikut dramatik që paraqet pandemia e Koronavirusit. E cila nuk pyet kë merr; madje edhe emra shumë të famshëm në qytet./Gazetashqip

Nehat Kulla

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Demi: 19/06/2020 21:43

    Bajg

    Përgjigju
    • Loni: 22/08/2020 01:44

      O Demi mamin Ku ta kesh peder

  • Goni: 18/06/2020 11:09

    Kërkoni me gënjyer njerëzit sikur ekziston virusi akoma. Nuk ka vdek asnjë nga virusi o qelbësira. Ishte grip i vështirë, por mbaroi prej kohësh. Tani kërkojnë ta mbajnë diktaturën që krijuan prej saj. Ngrihuni o popull sa nuk është vonë.

    Përgjigju
  • Jeti: 18/06/2020 05:17

    Nehati gangsterr I modh 1️⃣

    Përgjigju
  • Mali: 18/06/2020 05:05

    Nehat kulla legjend

    Përgjigju
  • Iris: 18/06/2020 02:12

    Me keta vellezerit Kulla sa vete numri I viktimave te Covidit,apo llogariten vetem pleqte?

    Përgjigju
  • Pali: 17/06/2020 22:59

    Artikull me kot sbesoj te kete kjo jave.

    Përgjigju
    • Roli: 18/06/2020 05:03

      Mos ja fut kot o palo me verte ee

  • Klejs: 17/06/2020 22:37

    Bravo! Super artikull per nje qelbesire. Sa mire do te qe sikur te shkruanit keshtu dhe per peronat qe punojne e bejne pune te ndershme duke i ardhur ne ndihme njeri tjetrit e jo kriminela, barbare e ndyresira te pashpirt.

    Përgjigju
    • Roni: 22/08/2020 01:45

      Klejs car ke o legen

    • Edi: 18/06/2020 09:24

      Cfare gazetaresh more aman...shkruajn si me qene ndonje koke shkence..i ndjeri

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë