Berat: Burg pa afat vëllait të Cakës, i kërkuari: Lirojeni ose ju vrava

BERAT (6/27/2001)- Burg pa afat vëllait të Lul Cakës. I shumëkërkuari kërcënon jetën e krerëve të Policisë së Beratit. Sipas burimeve të sigurta nga blutë e Beratit, i njohuri i Samaticës, Lul Caka, ka telefonuar sot, pak minuta pas vlerësimit të masës së arrestit ndaj vëllait të tij. Ndërkohë, Mentori kishte pranuar përpara togave të zeza pjesëmarrjen në dy atentate, duke "firmosur" kështu vetë që në fillim vitet e para të burgit. Natyrisht dënimi do të përcaktohet pas një procesi të rregullt, por kjo nuk i ka interesuar Cakës. Ky i fundit, i ndier i prekur nga "guximi" i policëve që kishin arrestuar vëllain e tij, ka telefonuar sot në polici. "Çdo ditë burg të vëllait tim do ta paguani me jetët tuaja", mësohet të ketë kërcënuar ai. Tashmë "pazari" i ofruar nga i shumëkërkuari për disa vrasje, Lulzim Caka, është i thjeshtë: policia duhet të gjejë hapësirat për të lënë të lirë vëllanë e tij, ndryshe krerët e saj do të përfshihen në listën e hakmarrjeve të Cakës. Caka është prezantuar direkt me emër, madje ka bërë të ditur edhe një adresë se ku ndodhej, vend në të cilin policia më pas nuk e ka gjetur.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Aksi Thumanë-Kashar i hapur për qarkullim, qytetarët: Na kursen kohë e shmangim trafikun, standarde europiane