Pagat e mësuesve në institucionet arsimore, sa rriten për secilën kategori

Pagat e mësuesve në institucionet arsimore, sa rriten për secilën kategori

Foto ilustruese

Rritja e pagave për punonjësit e sektorit shtetëror është futur në fuqi që me datë 1 korrik. Në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi që rishikon në rritje pagat e punonjësve mësimorë në institucionet e arsimit.

Në këtë rritje përfshihen punonjësit mësimorë (mësues/edukatorë, instruktorë), punonjësit e shërbimit psiko-social, si dhe punonjësit e tjerë jomësimorë, që shërbejnë në institucionet arsimore të sistemit arsimor parauniversitar në:a) arsimin parashkollor; b) arsimin fillor; c) arsimin e mesëm të ulët; ç) arsimin e mesëm të lartë; d) institucionet arsimore për përkujdesjen për kategori të veçanta të nxënësve; dh) qendrat kulturore të fëmijëve; e) konviktet e nxënësve.

Vendimi sqaron elementët përbërës të pagës bruto për dy kategori:

a) Për punonjësit mësimorë:

Paga për pozicion, që shpërblen vlerën relative të çdo pozicioni pune;ii. shtesa e nivelit të kualifikimit, që shpërblen nivelin arsimor të kërkuar për pozicionin përkatës të punës.

Vlera e shtesës së nivelit të kualifikimit për çdo grup diplome përcaktohet në lidhjen nr.4, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij;iii. shtesa për vjetërsi në punë, që jepet në masën:-0.6 (zero pikë gjashtë) % pas çdo viti pune për 10 (dhjetë) vitet e para (1–10 vjet) dhe llogaritet mbi pagën e pozicionit;-0.8 (zero pikë tetë) % pas çdo viti pune për 10 (dhjetë) vitet e dyta (11–20 vjet) dhe llogaritet mbi pagën e pozicionit;-1 (një) % pas çdo viti pune për 10 (dhjetë) vitet e treta (21–30 vjet) dhe llogaritet mbi pagën e pozicionit; iv. shtesa për kategorinë e kualifikimit, që shpërblen zhvillimin profesional të punonjësve mësimorë përgjatë karrierës së tyre, pas përfitimit të kategorisë së kualifikimit, do të llogaritet në përqindje, për çdo kategori, si më poshtë vijon:-10 (dhjetë) % të shtesës së nivelit të kualifikimit, për kategorinë “mësues i kualifikuar”;-20 (njëzet) % të shtesës së nivelit të kualifikimit, për kategorinë “mësues specialist”;-30 (tridhjetë) % të shtesës së nivelit të kualifikimit, për kategorinë “mësues mjeshtër”. Masa në përqindje, sipas përcaktimeve të mësipërme, llogaritet mbi vlerën e përcaktuar në lidhjen nr.4, të këtij vendimi, për grupin përkatës të diplomës, referuar nivelit më të lartë të kualifikimit, që zotëron punonjësi mësimor; v. shtesa për natyrë të veçantë pune e aplikueshme për disa pozicione në shkollat e arsimit të mesëm të lartë profesional.

b)Për punonjësit e shërbimit psiko-social dhe punonjësit e tjerë jomësimorë

Paga për pozicion, që shpërblen vlerën relative të çdo pozicioni pune; ii. shtesa e nivelit të kualifikimit, qe shpërblen nivelin arsimor të kërkuar për pozicionin përkatës të punës. Vlera e shtesës së nivelit të kualifikimit për çdo grup diplome përcaktohet në lidhjen nr.4, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij; iii. shtesa për vjetërsi në punë, që jepet në masën: -0.6 (zero pikë gjashtë) % pas çdo viti pune, për 10 (dhjetë) vitet e para (1–10 vjet) dhe llogaritet mbi pagën e pozicionit;-0.8 (zero pikë tetë) % pas çdo viti pune, për 10 (dhjetë) vitet e dyta (11–20 vjet) dhe llogaritet mbi pagën e pozicionit;-1 (një) % pas çdo viti pune, për 10 (dhjetë) vitet e treta (21–30 vjet) dhe llogaritet mbi pagën e pozicionit.

Vendimi përcakton gjithashtu edhe shtesat që përfitohen mbi pagën sipas nivelit të kualifikimit për çdo grup diplome. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Nesër PD sërish proteston para bashkisë së Tiranës, Policia i jep lejen por paralajmëron organizatorët

Nesër PD sërish proteston para bashkisë së Tiranës, Policia i jep lejen por paralajmëron organizatorët