Drejtori i policisë: Po s'e kapa Lul Cakën do jap dorëheqjen

(1/12/2001)Lulzim Caka vazhdon të fshihet në Shqipëri. Sipas drejtorit të Policisë së Beratit Ilirian Dida, policia ka informacione të sigurta që Cakava strehohet akoma në fshatrat e Beratit. Ai ka synuar të largohet një herë drejt Belgjikës, por nuk e ka pasur të sigurtë këtë rrugëtim. Për arrestimin e Lulzim Cakës, policia po punon me informacione të sigurta. Policia ka arritur të gjejë bashkëpuntorët, të cilët do ta lajmërojnë për lëvizjet e Cakës nëpër zonën e Beratit. Lulzim Caka, i arratisur nga burgu i Lushnjes një vit më parë është i dënuar një herë për vrasje. Janë dhjetë vrasje të tjera, të cilat mendohen të jenë vepër e dorës së Cakës, por për këto ende nuk është thënë fjala e fundit nga gjykata. 31-vjeçari Caka, aktualisht, fshihet i vetëm në fshatrat e Beratit. Kastriot Jaupi u largua nga Shqipëria, fill pas vrasjes së Dritan Zhukës, i quajtur "Shuaipi", ndërkohë që një "aventurë" e tillë ka qenë e pamundur për Cakën. Sipas drejtorit Dida, arrestmi i Lulzim Cakës nuk do të vonojë edhe për shumë kohë. "Nëse nuk e arrestoj Lulzim Cakën do të kërkoj vetë dorëheqjen nga policia", është shprehur në konferencën e djeshme për shtyp, Dida. Për arrestimin e Cakës, janë shtuar në listën e bashkëpunëtorëve edhe shumë emra të tjerë. Arsyeja e pasigurisë për t'u larguar nga Shqipëria, sipas Didës është fakti që policia ka përcaktuar zonën ku ai ndodhet dhe mban nën vëzhgim të gjitha lëvizjet e tij, vendet ku strehohet, lidhjet me njerëzit që ende e ndihmojnë. "Caka do të goditet shumë shpejt nga policia për t'u vënë nën pranga dhe për t'ju dorëzuar drejtësisë", është shprehur Dida.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e Shqipërisë për Europianin, a jeni dakord me zgjedhjet e Sylvinhos?



×

Lajmi i fundit

Sulmi ndaj avokatit Mëngjesi, policia identifikon njërin prej autorëve, i kontrolloi banesën e tij