Dëshmitarja: S'e pashë Nehatin ditën kur u vra Fatmir Thaçi

(14/9/2000) "Nuk e kam parë Nehatin në loka lin tim". Kjo fjali e thënë nga dëshmitarja Fiqerete Salku, e thirrur dje në seancën gjyqësore të të pandehurve Nehat Kulla dhe Ismet Ramadani, i ka dalë nga goja akoma pa e pyetur prokurori. Ajo ka treguar gjithë historinë e ditës kur një grup prej 7-8 personash të armatosur kanë hyrë në lokalin e saj duke sharë, fyer e përmbysur tavolina, dhe kanë vrarë shtetasin Fatmir Thaçi, vëllai i një prej kamariereve të restorant "Sirenës". Fjala e dëshmitarës së vetme në procesin e djeshëm, ka pohuar para trupit gjykues se nuk e kishte parë fytyrën e të pandehurit, atë ditë në lokalin e saj. Nehat Kullën e kam njohur vetëm nga televizioni dhe gazetat, është shprehur ajo. "Të gjithë ishin të rinj", tha dëshmitarja, ndërkohë që siguria e saj që i ka shkuar për shtat avokatit të Kullës, është kundërshtuar nga prokurori Hoxha. Pozicioni, në të cilin ajo i ka parë kriminelët, (nga pas dhe anash) nuk mund të çojë në një përcaktim të saktë për të gjithë personat. Gjithashtu dhe koha e shkurtër, në të cilën është zhvilluar ngjarja e bën të dyshimtë pohimin e dëshmitares okulare. Por Fiqerete Salku ka përsëritur disa herë para trupit gjykues që ato persona ishin të rinj. Ajo, ndryshe nga deponimet në polici, është shprehur se nuk mbante mend emrin e plotë të motrës së viktimës dhe as të vetë viktimës. Por motivin e vrasjes u shpreh se nuk kishte dëgjuar asgjë. Nehat Kulla akuzohet për vrasjen me paramendim të Fatbardh Thaçit, dhe marrja si provë e deponimit të së motrës së viktimës, e cila aktualisht ndodhet në Greqi, është kundërshtuar nga avokati Dino Leli në seancën e kaluar. Dje, prokurori Bujar Hoxha, i ka kërkuar gjykatës që të urdhërojë oficerët e policisë gjyqësore, që të sjellin me dhunë të gjithë dëshmitarët, të cilët janë lajmëruar dhe nuk janë paraqitur në seancën e djeshme gjyqësore, të gjejë adresat e një pjese tjetër të tyre dhe të konfirmojë largimin jashtë shtetit të disa të tjerëve. Në seancën e kaluar, prokurori kishte kërkur sjelljen e 16 personave me cilësinë e dëshmitarit. Ndërsa në sencën e djeshme është paraqitur vetëm një prej tyre. Prokurori kishte sjellë edhe një kasetë VHS me 42 minuta regjistrime, 5 pasaporta, 3 leje qarkullimi të konfiskuara në shtëpinë e të pandehurit. Seanca e gjyqësore ndaj të pandehurit Kulla edhe dje është zhvilluar nën trysninë e një numri të madh njerëzish, që kërkonin të hynin në gjykatë. Policëve iu është dashur disa herë të largojnë turmën nga porta e gjy-katës. Gjithashtu dje, për shkak të gjyqit në fjalë, janë pezulluar të gjithë gjyqet e tjera në Gjykatën e Faktit në Tiranë.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur