Le Roy: Largim i SDSM është fatkeqësi, Qeveria po funksiononte mirë

SHKUP (22 Nëntor)(22/11/2001) - ""Eshte fatkeqësi që SDSM vendosi të dalë nga Qeveria, sepse deri tani puna e ekzekutivit po shkonte mirë, megjithatë ky është vendimi i saj dhe duhet respektuar". Këtë ka deklaruar sot, Alain Roy, i dërguari special i BE në Maqedoni, i cituar nga agjencia maqedonasee lajmeve, MIA. La Roy tha se, "vendimi i SDSM nuk do të ketë implikime negative në situatën e Maqedonisë dhe tani çështja kryesore është konferenca e donatorëve për Maqedonisë për të cilën u ra dakort me Presidentin maqedonas, Boris Trajkovski". Sipas Le Roy, "në takimin me Presidentin merrte pjese edhe ministri i Financave Nikola Gruevski, përfaqësuesi i Bankës dhe FMN, si dhe përfaqësuesi i Bankës dhe FMN, si dhe ambasadorët e Hollandës dhe ambasadorit të SHBA. Le Roy tha se, "konferenca e donatorëve do të zhvillohet më 20 dhjetor". Përsa i përket hyrjes së forcave të sigurisë "ky plan do të zbatohet me ngadalë, si pjesë e marrëveshjes. Une do të doja që zgjedhjet të zhvilloheshin më 27 janar por ka shumë tregues që thonë se, Parlamenti nuk do shpërndahet nesër.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Akuzohen për abuzim me fondet e shërbimit, pezullohen 25 policë të Korçës dhe të drejtorisë së Kufirit e Migracionit