Lul Caka kërcënon policinë

BERAT (6/28/2001) Burg pa afat vëllait të Lul Cakës. I shumëkërkuari kërcënon jetën e krerëve të Policisë së Beratit. Sipas burimeve të sigurta nga blutë e Beratit, i njohuri i Samaticës, Lul Caka, ka telefonuar dje, pak minuta pas vlerësimit të masës së arrestit ndaj vëllait të tij. Ndërkohë Mentori kishte pranuar përpara togave të zeza pjesëmarrjen në dy atentate, duke "firmosur" kështu vetë që në fillim vitet e para të burgit. Natyrisht dënimi do të përcaktohet pas një procesi të rregullt, por kjo nuk i ka interesuar Cakës. Ky i fundit, i ndier i prekur nga "guximi" i policëve që kishin arrestuar vëllain e tij, ka telefonuar dje në polici. "Çdo ditë burg të vëllait tim do ta paguani me jetët tuaja", mësohet të ketë kërcënuar ai. Tashmë "pazari" i ofruar nga i shumëkërkuari për disa vrasje, Lulzim Caka, është i thjeshtë: policia duhet të gjejë hapësirat për të lënë të lirë vëllanë e tij, ndryshe krerët e saj do të përfshihen në listën e hakmarrjeve të Cakës. Caka është prezantuar direkt me emër, madje ka bërë të ditur edhe një adresë se ku ndodhej, vend në të cilin policia më pas nuk e ka gjetur. Lulzim Caka është shënuar për herë të parë në listat e Policisë së Beratit e më tej në të gjithë vendin në vjeshtë të '96-s. Ai u shpall në kërkiim i dyshuar për një vrasje. Në vjeshtën e '96-s i bën një atentat me armë dhe me bombë dy oficerëve të policisë, madje ai i vuri dhe zjarrin autoveturave të tyre, por nuk arriti t'i vrasë. Gjatë trazirave të '97-s, Caka lidhet me fisin e Çalëve në Rërëz. Më 20 korrik '97, Luli vret 64-vjeçarin Nezir Yzeiri, kunatën e tij Ashime Yzeiri, 60 vjeç, dhe djalin e saj të vetëm, Ilir Yzeiri, 24 vjeç. Pas një aksioni në Pobrat, i shumëkërkuari plagoset. Më në fund Caka arrestohet më 18 mars '98. Më 6 janar 2001 ai arrin të arratiset nga burgu. Caka largohet me një premtim: "Do t'i vras të gjithë ata që më kanë masakruar familjen." Dhe në fakt më 21 mars ai rikthehet në fshat. Pasi fik dritat dhe ndërpret sinjalin telefonik, ekzekuton vrasësit e vëllait tij të madh (Bardhosh Caka, 42 vjeç) Valter Bega e Marenglen Cami.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Aksi Thumanë-Kashar i hapur për qarkullim, qytetarët: Na kursen kohë e shmangim trafikun, standarde europiane