Mbrojtja e Nehat Kullës: Mos më trajtoni si Bin Ladeni

TIRANE (11/1/2001) Rakipi të më kërkojë falje publike në televizor për akuzat që më janë bërë mua". Nehat Kulla, duke e ngritur zërin sa i hante fyti, është ngritur në sallën e gjyqit për të thënë fjalët e fundit në procesin gjyqësor ndaj tij, proces i cili ka filluar para katër muajsh. Megjithëse kryetari i seancës i ka tërhequr disa herë vërejtje për këtë sjellje, ai ka vazhduar në të tijën. "Unë jam person publik dhe jam figurë e shtetit, ndërsa ju më trajtoni sikur të isha Bin Ladeni". Fjalët me dialekt të Kullës jo pak herë kanë shkaktuar të qeshura në sallën e gjyqit. Jo, të gjitha akuzave Fantazira të Prokurorisë, i ka cilësuar avokati Dino Leli të gjitha akuzat e ngritura ndaj klientit të tij. Na vjen keq, tha ai, që prokurori kur kërkoi burgim të përjetshëm për Nehat Kullën, megjithëse pa prova, iu ka qëndruar strikt akuzave të fillimit. Leli i ka marrë më radhë të tetë akuzat, duke i argumentuar dhe nxjerr përfundimin që Nehat Kulla është i pafajshëm. Sipas tij, asnjë provë nuk provon fajësinë tij dhe akuzat janë në kundërshtim flagrant me praktikën dhe realitetin. "Nuk mund të akuzohet Nehat Kulla për krijim bande të armatosur, tha avokati, pasi nuk ka elementet e bandës dhe duhet që të kryente një aktivitet kriminal që të ishte e tillë". "Unë nuk jam i lujt mensh, me qëllu mbi policët", tha Kulla, në lidhje më këtë akuzë. Megjithatë, automatiku i gjetur në shtëpinë e tij, sipas aktit të ekspertizës është arma me të cilën është qëlluar mbi furgonin e policisë. Kulla, të vetmen akuzë që ka pranuar është ajo e armëmbajtjes pa leje, por edhe për këtë akuzë ka kundërshtuar masën e dënimit të kërkuar nga prokurori. Dëshmitarët Avokati Leli ka përmendur emrat e gjithë dëshmitarëve të thirrur në proces, duke cituar deklarimet e tyre. Fakti që këta persona nuk kanë dëshmuar kundër Kullës, do të thotë sipas avokatit se Kulla është i pafajshëm. Ai ka përmendur dëshminë e Fatbardha Thaçit, motra e Fatmir Thaçit, i cili është ekzekutuar në klubin "Serena". Avokati i bëri thirrje trupit gjykues që të mos marrë parasysh këtë deklaratë të marrë në Greqi. Nehat Kulla është vrasësi i shtetasit Fatmir Thaçi. Ky është thelbi i deklarëtës së motrës së viktimës dhe për këtë vrasje, për Kullën është kërkuar burgim i përjetshëm. Ndërsa për makinën e mbushur me armë e municion, që është gjetur në shtëpinë e Nehatit, avokati deklaroi se armët i kishte sjellë Halil Haklaj, nga Tropoja, person i cili është vrarë një vit më parë dhe dëshmia e tij në sallën e gjyqit ka qenë e pamundur. Ndërsa për Gëzim Zirin, i cili është parë i përgjakur në një kasetë filmike, u deklarua se dhunën ndaj tij e kishin ushtruar të tjerë persona, dhe jo Nehati. Ky i fundit e kishte marrë në shtëpi për të bërë sqarimin në lidhje me vëllezërit Neziri, apo hasmit siç i quan ai. Vëllëzërit Neziri janë ekzekutuar nga Nehat Kulla dhe Muharrem Haka në vitin 1996, te "Kafja e Rremës", në kryeqytet. Nehati ulëret Njerëzit, të cilët erdhën për të ndjekur seancën e djeshme gjyqësore, i kanë dhënë përshëndetje ushtarake "gjeneralit". Kulla i ka quajtur të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, të padrejta dhe duke thirrur me zë shumë të lartë, i ka dhënë herë pas here mesazhe prokurorit Hoxha për t'ia përcjellë prokurorit të Përgjithshëm, Rakipi. Në lidhje me akuzën e armëmbajtjes pa leje, ai tha se tani nuk do të mbante më "se është forcuar shteti". Këtë fjali e ka shoqëruar me nxjerrjen e gjuhës drejtuar prokurorit në sallë. "Unë jam në rregull me këtë shtet", tha ai. "Poshtë Prokuroria", ka thirrur me zë të lartë Nehat kulla, duke e mbyllur kështu "fjalimin" e tij me mëngë të përveshura.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Hapet gropë në mes të aksit rrugor Lezhë-Milot