Meta uron Berluskonin: Italia partner strategjik për ne

TIRANE (5/15/2001)- Kryeministri Ilir Meta i dergoi sot nje telegram urimi z.Silvio Berluskoni, lider i koalicionit "Shtepia e Lirise", fitues ne zgjedhjet parlamentare italiane, beri te ditur Departamenti i Informacionit prane Keshillit te Ministrave, i cituar nga ATSH. Duke e uruar per fitoren ne zgjedhjet e pergjithshme te 13 Majit ne Itali, Kryeministri Meta shkruan ne telegram se Qeveria shqiptare e konsideron Italine si nje partner me rendesi te vecante. "Marredheniet me Italine ne i kemi vleresuar dhe i konsiderojme si marredhenie prioritare, afatgjata dhe strategjike. Ato kane rendesi te dores se pare per integrimin Europian te Shqiperise dhe jane te lidhura ngushte me interesat reciproke dhe miqesine tradicionale midis te dy vendeve dhe dy popujve tane", shkruhet ne telegram. Duke pohuar se tek Italia, qeveria dhe populli shqiptar kane pare nje nder miqte me te ngushte, qe ka dhene nje kontribut te vecante per stabilitetin politik dhe zhvillimin ekonomik te Shqiperise, z.Meta shkruan se "vleresojme shume ndihmen e Italise per forcimin e rendit publik dhe te institucioneve ne Shqiperi, si dhe ne efikasitetin e luftes sone kunder trafiqeve ilegale dhe krimit te organizuar. Gjithashtu vleresojme se Italia ka dhene dhe vazhdon te jape nje kontribut te rendesishem per forcimin e paqes dhe sigurise ne rajonin e Europes Juglindore". Meta me tej vlereson ne menyre te vecante kontributin e Italise per t'i dhene fund genocidit ne Kosove dhe per ta futur ate ne rrugen e paqes dhe te stabilitetit. Po ashtu ne kete mesazh, ai shpreh bindjen "se edhe ne te ardhmen, marredheniet me Italine do te forcohen dhe konsolidohen akoma me tej ne te gjitha fushat me interes te perbashket, si dhe ne integrimin e metejshem te rajonit te Europes Juglindore ne strukturat europiane".

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Opozita protestë marshim në Shkodër/ Report Tv sjell pamjet me dron, shikoni pjesëmarrjen