PD në Shkodër marshim protestë: Qytetërimi asht ma i fortë se krimi! Po na vrasin, duhet reagim! Kërkojnë lirimin e Berishës e qeveri teknike! (FOTO+VIDEO)

Shkodër-  Masakra me 3 të vrarë dhe 1 të plagosur, ku plumbat nuk kursyen as kalimtarë të rastit, zhvendosi protestën e opozitës në Shkodër. Protesta e ideuar në formën e marshimit të heshtur, ku u shpalos një banderolë e madhe në të cilën shkruhej “Qytetërimi është më i fortë se krimi, po na vrasin, duhet reagim” nisi nga bashkia e Shkodrës dhe vijoi në pedonale për afro 1 orë.

Ish krye-bashkiaku i djathtë i Shkodrës, Bardh Spahia tha se protesta është për të dhënë mesazhin se qytetarët nuk do t’i nënshtrohen krimit, edhe pse ai ka mburojë shtetin.

Nga Tirana, protestës iu bashkua edhe grupi parlamentar i PD. Kreu i saj Gazment Bardhi tha se krimi i organizuar shantazhon qytetarë e biznese, por autoritetet janë memece përballë tij.

Ky është një organizim qytetar dhe secili prej nesh pavarësisht pozicioneve politike që kemi, jemi këtu si qytetar për të shprehur mosdakordësinë, mosnënshtrimin tonë ndaj pushtetit që krimi i organizuar ka marrë në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë. Ngjarja ishte e paralajmëruar, mund të ishte parandaluar. Është një ngjarje e rëndë që krijon terror për qytetarët. Pushteti që krimi i organizuar ka marrë në Shkodër për shkak të lidhjeve të forta me politikën dhe qeverisjen, është një fenomen që duhet të kundërshtohet” tha Bardhi.

Marshimi protestë u organizua në kryeqendrën e veriut, aty ku tre ditë më parë u trondit nga një atentat me 3 të vrarë. 

"Shkodra e gjithë Shqipëria duhet të çohet ndaj të gjithë atyre njerëzve që i kanë marrë fytyrën jashtë dhe brenda po marrin jetë', tha deputeti i PD-së, Tomor Alizoti.

Për pak minuta u ndalën edhe para institucionit të prefekturës. Marshimi ishte konceptuar në heshtje, por deputetët demokratët përcillinin mesazhet e këtij manifesti kur gazetarët u drejtonin mikrofonin. Ndonëse e thirrur si reagim kundër ngjarjes kriminale që tronditi Dobraçin, në protestën marshim, nuk munguan as thirrjet politike për qeveri teknike dhe lirimin e Sali Berishës

Domosdoshmëria për qeveri teknike është faktike. Zgjedhjet politikë dhe bashkinë  i mori me anë të krimit. Do të vijojmë të kërkojmë qeveri teknike, dhënie liri të liderit të opozitës dhe kthimin e Shkodrës qytetarëve dhe jo bandave e krimit" tha Luçiano Boçi.

Marshimi protestë ishte i qetë! Nisi në sheshin para bashkisë, pedonale 'Koli Idromeno'-  Zona e Dollarit pranë Xhamisë Ebu Beker-  Ish 5 heronjte - Parrucë - Bashkia Shkodër.

Këtu në sheshin para bashkisë në disa momente pati militantë të cilët bëni thirrje dhe kundër Edi Ramës apo kryetarit të bashkisë së Shkodrës, Benet Beci. Ndërsa në godinë vendosën dhe disa pankarta të zeza ku shkruhej

"Shkodra e qytetënimit nuk mund t’i lihet në dorë krimit!
Benet as për sy e faqe nuk mund të reagosh maj naçe!
Qytetënimi asht ma i fortë se krimi!
Shtet + krim = shaktërrim!
Armët e krimit nuk janë më të forta se rranjët e qytetënimit!

Kjo është protesta e tretë, si pjesë e aksionit të 'mosbindjes civile' që opozita ndërmori pas arrestimit të Ervin Salianjit.  Ndryshe nga dy protestat e para, kjo e sotmja ishte paqësore.

Deri tani Opozita ka organizuar 2 protesta, atë të 29 tetorit duke bllokuar 6 rrethrrotullimet e akseve kryesore nacionale si dhe më 7 tetor në Tiranë ku u hodhën molotovë drejt kryeministrisë, godinave të ministrive dhe selisë PS.

Më 30 tetor 2024 Shkodra u trondit nga  një atentat i mirëorganizuar i mori jetën 3 personave, ndërsa një u plagos rëndë. Mes viktimave është dhe Flutura Basha një qytetare e pafajshme ndërsa i plagosur rëndë mbeti bashkëshorti i saj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:12
Opozita marshim protestë në Shkodër/ Report Tv sjell pamjet me dron, shikoni pjesëmarrjen

Opozita protestoi në Shkodër, në një marshim të heshtur si reagim ndaj ngjarjes kriminale me 3 viktima që tronditi kryeqendrën e veriut disa ditë më parë. Protestuesit shpalosën një banderolë ku shkruhej se qytetërimi është më i fortë se krimi, ndërsa drejtuesit e PD akuzuan se qeveria mbron bandat.

Report Tv sjell pamjet me dron të protestës.  

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/11/2024 01:21

    Kjo nuk eshte vrasja e pare ne Shkoder,krimi ka bere c'ka dashur me vrasje,gjoba,abuzime,pastrim parash.Ku ishit me pare?!Pse u desh nje urdher Berishe te protestonit,pse nuk e bete vete me pare?! S.d.q e vleresoj qe eshte proteste paqesore.

    Përgjigju
  • NEBI: 02/11/2024 20:59

    O shoku, te dyja palet kane qene pothuajse shteti, te pakten nga viti 2000 e ketej,pune llokmash e gjobash, prandaj ju shkoj puna keshtu. Mjere djemte e rinj, çfare edukate ju dhane baballaret(jo nenat), dhune,perdhunime,gjobe,droge,grabitje e vrasje. Sa per proteste qytetaret e kan humbe shpresen si andej apo ketej, nje vije eshte.Mire qe qendrojne asnjanes,se po te behen pale bien brenda e nuk kane shanse te dalin nga vallja, si nuk ja doli djali i Xhemalit.

    Përgjigju
  • Meri: 02/11/2024 19:50

    Sikur nuk shkon,të protestosh kundēr krimit,dhe tē kērkosh lirimin e Sali Berishēa,që ēshtë koka e krimit.

    Përgjigju
  • frok: 02/11/2024 19:44

    Përse duhet të jenë ushtarët e Sali non gratës në organizimin e kësaj proteste.... A i patë minatorët që protestuan përpara kryeministrisë sa të qytetëruar ishin,i përzunë politikanët e dështuar si Ed Palokët e malokët,asnjë politikan nga cilado parti nuk duhen pranuar o "qytetarët në revolta.

    Përgjigju
  • goshi: 02/11/2024 18:16

    Fatkeqësi për ata që u vranë aksidentalisht ndërsa për kriminelët që vriten me njeri tjetrin kokën hëngëshin sepse po ti fusësh në burg me taksat e popullit do të mbahen ndyrësirat.

    Përgjigju
  • Djepi gulturs: 02/11/2024 18:06

    Bravo edhe lirim sa më të shpejt nga kjo botë liderit suprem edhe e marrt këmbën zvarr edhe ju me vete ta pastroje pak Shkodrën e bukur por edhe Shqipnin se ka plot trdhtar kombi edhe në qytetet e tjera.

    Përgjigju
  • Mona: 02/11/2024 17:34

    Si nuk pame nje shkodran por vetem qytetare te huazuar ne tirane, fushe kruje...

    Përgjigju
  • Torovic: 02/11/2024 17:33

    Ne dor te zotit qa njen ne Shkodren tone se njen kerkun ne qytetart e veneve Evropiane te zhvillume kurr nuk kishin me protestu ITALIANT,GJERMANT,AUSTRIAK etj etj LIRONI HAJNIN e VRASESIN e vertetum edhe nga gjykata e STRASBURGUT per 21 Janarin e NONGRATA nga SHBA veç kta kjoshin si munen me dal ne rrug me mrojt kyt njeri qe quhet Sali Berisha????

    Përgjigju
  • populli: 02/11/2024 17:04

    ai berish ju ka vrare kushe e vrau Arben Brozin dhe ju doni lirimin e nje njeriu qe shaktrroje shqiperin dhe e dogji turpe

    Përgjigju
  • juri: 02/11/2024 16:40

    shteti nuk do ti kape vrasesit,,sepse i di kush jane....shteti bashkepunun me bandat...

    Përgjigju
  • bato: 02/11/2024 16:38

    POPULLI I SHKODRES TE RRETHOJE DHE ASGJESOJE KETE BANDEN E BAJRAVE..,TEK SHTEPIA E VET..SEPSE KJO PO BEN VRASJE NE SHKODER....//SIPAS KANUNIT...

    Përgjigju
    • po nuk eshte zgjidhje kanuni: 02/11/2024 18:00

      nese vertetohet pista e bushatit per dinamiken e ngjashme eshte drejtesi

  • Zonja Drane: 02/11/2024 16:24

    Parulle dhe deklarimet vertetojne se ,vrasje eshte organizuar dhe paguar nga vete PD,si ne 2 prill,ose ata jane mbeshteten dhe nxites te krimit ne Shkoder, me e pakta.

    Përgjigju
  • Fretura: 02/11/2024 15:19

    Berisha president.

    Përgjigju
  • popull: 02/11/2024 15:18

    Shkodra i priti, foli me qyteterim dhe i nisi po me ate grusht miza ne dore per 74 protestat e tjera te pabindjes shpellare

    Përgjigju
  • Linda: 02/11/2024 14:49

    U be gjithe ky marshim ku duhet te behej per ata qe u perlasen ne motor dhe ne fund pa pik turpi e kthyen temen e marshimit atje ku donin...." Lironi Berishen"!! Te besh politik duke perdorur humbjen e jeteve siper gjakut te derdhur eshte e pa moralshme cnjerezore eshte kriminale!Keta nuk jane politikan jane horrat vagabondet e Shqiperis te udhehequr nga nje matuf plak nga nje i cmendur kriminel i njerezimit Sali Berisha!!

    Përgjigju
  • AltinTop: 02/11/2024 14:44

    Eshte e verte qe qytetrimi esht me lart se krimi..po aq e vertete eshte se krimi ua ka kyçur gojen nder vite shkodraneve nga mungesa e drejtesise se pa-aneshme.

    Përgjigju
  • Vini: 02/11/2024 13:59

    Ahha , çlidhje ka krimi me lirimin e birishes vetem kta qytetaret e shkodres e dine.

    Përgjigju
  • Nari: 02/11/2024 13:20

    Qyteterimi eshte me i madh se krimi? kriminelet vrasin njeri tjetrin edhe vriten nga makina ne ecje me 2 te vdekur ne te edhe o burra proteste ptuhhhh ju q …. r

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Merrnin ryshfet për të liruar patentat e pezulluara, Apeli i GJKKO shton dënimet për 7 persona

Merrnin ryshfet për të liruar patentat e pezulluara, Apeli i GJKKO shton dënimet për 7 persona