Nehat Kullës i kthehen paratë e sekuestruara

(5/3/2002)ELBASAN Shteti shqiptar vendos t'i kthejë Nehat Kullës paratë e sekuestruara. Jo pak por 61 milionë lekë dhe 51 mijë dollarë, do të hyjnë dhe një herë nga dolën, në kasafortën e familjes Kulla. Ndonëse Nehat Kulla vazhdon të jetë në burg, që pas rrahjes së disa gazetarëve, tashmë paratë e sekuestruara në dhjetor të vitit 1999, do të jenë sërish pronë e tij. Gjykata e Faktit e Elbasanit hap dhe një herë dosjet e Nehat Kullës. Një nga emrat më të njohur të të cilëve u është dhënë dënimi në këtë gjykatë, është rikthyer, ndonëse aktualisht vuan dënimin në Burgn 313. Që para dhjetë ditëve, avokatët mbrojtës të Nehat Kullës, Anton Grishaj dhe Dino Leli i kanë kërkuar Gjykatës së Faktit të Elbasanit, heqjen e sekuestrimit të parave që janë gjetur në kasafortën e Nehat Kullës, më 12 dhjetor 1999. Bëhet fjalë për 61 milionë lekë dhe 51 mijë dollarë, të cilat janë gjetur në kasafortën e Nehat Kullës, bashkë me disa pasaporta, e dokumenta të tjera. Pas ndalimit të Kullës nga ish-drejtori i policisë së Elbasanit, kolonel Koseni, në aksin Peqin - Elbasan, mbi të fortin e Tiranës, rëndonin një mal me akuza: krijim bandash të armatosura, vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Por nga të gjithë këto akuza vetëm kjo e fundit qëndroi në këmbë. Të shtyrë nga ky fakt, duke parë se akuzat e tjera ranë, avokatët e Kullës kërkuan dhe heqjen e sekuestrimit të parave. Gjykata i kërkoi një gjë të tillë prokurorisë së Elbasanit, e cila dje vendosi "ok". Seanca formale u zhvillua dje në një nga sallat e Gjykatës së Faktit dhe brenda pak minutash u hodh firma për zhbllokimin e pasurisë së Nehat Kullës. Që ditën kur doli nga burgu, më 3 maj Nehat Kulla u shpall sërish në kërkim nga ana e policisë, tashmë, pasi rrahu disa gazetarë, që kishin shkuar për ta intervistuar. Pas rreth një muaj kërkimesh, ai u ndalua në Kodrën e Priftit në Tiranë dhe prokuroria e akuzoi sërish për falsifikim dokumentash dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sulmet ndaj SPAK dhe ‘spastrimet’ në parti, Ilir Meta sonte në 21:00 në 'Frontline' në Report Tv