PD: Eshtë manipulim, ne do vendosim në 5 tetor

(3/10/2000)PD do të mbledhë Këshillin Kombëtar më datën 5 tetor, për të vendosur qëndrimin që do të mbahet në lidhje me komunat dhe bashkitë e fituara prej saj në procesin zgjedhor të 1 Tetorit, si edhe për të përcaktuar qëndrimin ndaj balotazhit. Kështu u vendos mbrëmë në mbledhjen maratonë të kryesisë, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i PD-së, Sali Berisha. Në këtë mbledhje është diskutuar në detaje, lidhur me faktet që kishte çdo anëtar i kryesisë, për të vërtetuar manipulimin zgjedhor. Berisha citohet të ketë thënë se "në bazë të gjithë argumentimeve, verdiktin përfundimtar do ta caktojë Këshilli Kombëtar". Selia blu, ka konfirmuar dje pasdite se "këto zgjedhje kanë qenë krejtësisht të manipuluara". PD: S'njohim rezultatin Dje në orën 11.30, kreu i PD për Tiranën Vili Minarolli, deklaroi se "PD nuk njeh rezultatin e votimeve, për Tiranën, për shkak të manipulimeve të shumta që janë evidentuar". Sipas Minarollit "në listat e paraqitura nga qeveritarët, në shifrën 251 mijë votuesish, u konstatua se ishin përjashtuar 200 mijë qytetarë të Tiranës. Pas konfirmimeve të komunitetit ndërkombëtar u la një afat për riregjistrim por pikërisht kur e kuptuan votuesit mashtrimin që po luhej në kurriz të tyre, procesi u ndërpre në mënyrë arbitrare, megjithë ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar për zgjatjen e afatit të rishikimit të listave". Sipas Minarollit "koha nga 17 shtatori deri në darkën e së shtunës, 930 shtator, kur u rishpallën listat i shërbeu kliës në pushtet për të mashtruar shqiptarët dhe komunitetin ndërkombëtar për gjoja plotësimin e listave me 470 mijë zgjedhës dhe për të bërë masakrime të mëtejshme në listat e saj, të denoncuara me kohë prej nesh". Më pas ai foli për emra fiktivë të shtuar në lista ku të ashtuquajturat "lista B", përbëheshin nga "95 përqind e emrave që ishin fiktivë". Selia e PD Ndërsa kreu demokrat, Sali Berisha mbush 48 orë pa dalë në prononcime publike, thuhet se ai po studion një qëndrim të mëtejshëm në raport me zgjedhjet. Nga ana tjetër, i pyetur për këtë qëndrim të PD-së, kandidati Besnik Mustafaj, nuk dha asnjë koment të tijin, por tha se "ky është një qëndrim politik i partisë". Thuhet gjithashtu se gjatë ditës së djeshme, Berisha është takuar me drejtues të partive aleate, "Bashkimi për Demokraci", Selfo, Laço e Ndreu, të cilët dolën nga selia blu, rreth orës 12.30 të drekës. Në këto konsultime, bëhet e ditur se Berisha ka kërkuar edhe opinionin e grupimit politik që drejtohet nga PD. Ndërkaq në të njëjtën orë, para selisë blu ishin grumbulluar rreth një mijë vetë të cilët me thirrjet e tyre përkrahnin bojkotimin e të gjithë procesit zgjedhor. Në parullat që hidheshin, dy-tri herë u dëgjua thirja "te sheshi-te sheshi", por kjo gjë u kundërshtua prej shumicës së simpatizantëve pjesëmarës. Ndërsa në orët e pasdites, zëdhënësi i PD-së, Paloka konfirmoi edhe një herë se "zgjedhjet kanë qenë të manipuluara", duke theksuar se "qëndrimin e mëtejshëm do ta vendosë Këshilli Kombëtar". Gjithashtu në darkë u konfirmua edhe dorëheqja e nënkryetarit të KZQV-së, së Tiranës, Luan Daci dhe nënkryetarit të KZQV së Durrësit.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501