Policia italiane ndalon 250 shqiptarë, mes tyre i shumëkërkuari Lul Caka

(25/12/2001)TIRANE (25 Dhjetor) - Policia italiane ka zhvilluar një aksion dhe ka kapur rreth 250 shqiptarë dhe dyshohet se ndërmjet tyre të jetë dhe i shumëkërkuari Lulzim Caka. Sipas Gazeta Shqiptare ky lajm nuk është konfirmuar nga burime zyrtare, por gjithsesi nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë, Niko Brahimi ka konfirmuar dyshimin që ka mbërritur dhe në policinë tonë, ndërkohë që priten procedurat e policisë italiane për të vërtetuar përfundimisht shenjat e gishtave. Ndërkohë pritet konfirmimi zyrtar nëse ndodhet apo jo i shumëkërkuari Lulzim Caka, një kriminel i arratisur nga burgu para dy vjetësh dhe autor i të paktën 10 vrasjeve.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjetet përfundojnë në parcelë! 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë