Pranga dëshmitarit në procesin e Kullës

(16/11/2000)Arrestohet në seancën gjyqësore ndaj të pandehurit Nehat Kulla dhe Ismet Ramadani, dëshmitari Kujtim Velo, i thirrur nga mbrojtja. Sipas organit të akuzës, ky shtetas bëri dëshmi të rreme. Pyetjeve provokuese të prokurorit të çështjes, ai nuk ka mundur t'iu shmanget. Nga dëshmia e tij dilte se Velo kishte qenë në dy vende njëkohësisht. Një herë pohoi që kishte qenë me të pandehurin Nehat Kulla, ndërsa më pas në një cep tjetër të Tiranës, në momentin kur ishte kryer vrasja e shtetasit Fatmir Thaçi. Prokurori ka firmosur në sallën e gjyqit urdhër-arrestin për këtë shtetas. Situata është tensionuar edhe gjatë pyetjeve të dëshmitarit tjetër, por ndërhyrja e kryetarit të seancës e ka shpëtuar nga prangat të dytin. Velo është dëshmitari i dytë që arrestohet në procesin e Kullës. I pari ishte një punonjës policie i thirrur nga prokuroria. Ndërsa avokati i të pandehurit Ismet Ramadani, ka lexuar dje një kërkesë para trupit gjykues, ku shpjegohet se deri tani asnjë dëshmitar nuk është thirrur për të vërtetuar akuzën e tij. Ai pretendon se mbahet në burg vetëm për të rënduar pozitën e të pandehurit Nehat kulla. Katër persona të tjerë që janë arrestuar së bashu me to, në Elbasan, janë gjykuar vetëm për armëbajtje pa leje. Ramadanit në momentin e arrestimit i është gjetur vetëm një pistoletë. "Nuk e kuptoj përse më mbani në burg" tha ai. Më pas është bërë administrimi i provave shkresore dhe seanca tjetër do të zhvillohet me datën 20 nëntor.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota