Procesi Kulla, avokati rrëzon akuzat

TIRANE (8/9/2000) Provat që paraqisni ju, janë qesharake "është shprehur avokati i të pandehurit Nehat Kulla, në seancën e djeshme gjyqësore. Ai sapo mori fjalën filloi të numëronte arsyet pse akuzat që prokurori i çështjes ka ngritur ndaj klientit të tij, i hedh poshtë. "Nuk mund të flitet për bandë të armatosur, përderisa mungojnë faktet". Ndërsa për akuzën e vrasjes së Fatmir Thaçit nga i pandehuri, ai ka kundërshtuar prokurorin Bujar Hoxha, duke kërkuar paraqitjen e 17 dëshmitarëve në seancat gjyqësore, në mënyrë që të dëshmohet plotësisht për të vërtetën. E vetmja akuzë që është pranuar nga avokati Leli, pasi është pyetur disa herë nga gjykatësi, është ajo e armëmbajtjes pa leje. Të njëjtat argumente ka përdorur edhe avokati i të pandehurit Ismet Ramadani, i cili gjykohet në mungesë. Mbi këtë të fundit është ngritur akuza e armëmbajtjes pa leje dhe krijimit të bandës së armatosur. Avokati i tij ka pranuar vetëm akuzën e mbajtjes së një pistolete, nga klienti i tij. Sipas tij, nuk është provë që Kulla dhe Ramadani kanë pasur miqësi, për të vërtetuar krijimin e bandës së armatosur. Seanca është shtyrë për të mërkurën e ardhshme, në orën 10.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë