Prova filmike për Nehatin

TIRANE (20/10/2000) Plot 1 orë e 20 minuta është vonuar fillimi i seancës së djeshme gjyqësore ndaj të pandehurit Nehat Kulla dhe Ismet Ramadani. Kësaj here shkak është bërë një kabëll difektoz, pa të cilin gjyqi nuk mund të vazhdonte. Montimi i televizionit dhe videos në sallën e gjyqit ishte një problem më vete... Organi i akuzës i përfaqësuar nga prokurori Bujar Hoxha, ka shfaqur para trupit gjykues një kasetë, në të cilën dialogonte i pandehuri Kulla me Gëzim Zirin. Ambjenti ishte shtëpia e Nehatit. Dialogu ka qenë pa zë dhe i është dashur prokurorit të lexojë tekstin e transkiptuar në Laboratorin e Kriminalistikës. Gëzim Ziri, shoferi i taksisë që ishte rrahur e kullonte gjak, nga miqtë e Nehatit, i rrëfente këtij të fundit bisedën që kishte pasur me Gëzim Nezirin, policin e vrarë së bashku me të vëllanë në vitin 1996. Për këtë vrasje Nehat kulla është dënuar me 11 vjet heqje lirie. Mbrojtja nuk e ka pranuar akuzën pasi kjo provë, sipas avokatit Leli, nuk ka të bëjë me çështjen. Prokurori ka kërkuar të merret si provë edhe dosja gjyqësore e vrasjes së shtetasit Petrit Moriseni, i cili kishte ngacmuar vajzën e Nehatit. Gjykata vendosi ta pranojë marrjen në shqyrim të kësaj dosjeje, ndërsa mbrojtja ka kërkuar edhe disa dëshmitarë të tjerë për t'i sjellë në sallën e gjyqit, në lidhje me vrasjen e Fatmir Thaçit. Një nga to është edhe i vëllai i viktimës.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Intervista ekskluzive/ Rrëfimi i kryeministrit Edi Rama, nga emisioni i RAI, akuzat ndaj të vëllait te mandati i Xhaçkës! Sot në 17:00 në Report TV