Rifillon shtrimi i rrugëve në qytet

DURRES (25/10/2000) Firmat e ndërtimit, fituese të tenderave për shtrimin e disa rrugëve në Durrës, u janë rikthyer sërish punimeve, për të kryer riparime, pasi ato, gjatë shirave janë dëmtuar pjesërisht. Janë katër firma, të cilat kanë filluar të gërmojnë asfaltin e shtruar 3 javë më parë, pasi jo gjithçka ka shkuar mirë. Firmat "Egnatia Konstruksion", "Man-Ham", "Grup Egnatia" dhe "Gjikuria" tashmë kanë rivënë në punë të gjitha mjetet, pajisjet e tyre e natyrisht edhe punëtorët për të mbaruar riparimet në rrugët e qytetit bregdetar, përpara se të nis dimri me shirat e shumta. Kështu, rrugët që lidhin pjesën veriore të qytetit, në drejtim të stadiumit, "Niko Dovana", nuk e kanë përballuar dot fluksin e automjeteve, si dhe gërryerjet për shkak të shirave, që ranë disa ditë më parë, duke shkaktuar plasaritjen e asfaltit në disa segmente të ndjeshme të tyre. Për këto arsye, ka dy ditë, që punonjës të firmave, si dhe makineri për shtrimin e ziftit, u janë rikthyer sërish rugëve për t'i riparuar. Ndërkohë, asnjëri prej supervizorëve nuk ka firmosur për dorëzimin e këtyre rrugëve, megjithëse disa prej tyre, sipas kontratave të firmosura, duhej të kishin përfunduar disa kohë më parë. Ndërkohë, ende nuk janë vendosur kapakët e pusetave, si në bulevardin kryesor të Durrësit, ashtu edhe në rrugët e në pjesët e tjera të qytetit të Durrësit. Këto të fundit janë investime të nisura me iniciativën e ish-kryebashkiakut Gorea, pak kohë përpara fillimit të fushatës elektorale për zgjedhjet në pushtetin vendor. Por, jo në pak raste ato rrugë, në të cilat kanë përfunduar riparimet, gropat e dëmtimet e shumta janë rishfaqur dhe këto segmente janë kthyer në gjendjen e mëparshme.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Dha dorëheqjen si kryebashkiak i Shkodrës? Reagon Benet Beci: Kush do të merret me llafe të merret me llafe