Shqipëri, ndalimi i 250 shqiptarëve në Itali, konfirmohet kapja e Lul Cakës

(25/12/2001)TIRANE (25 Dhjetor) - Konfirmohet kapja e shumëkërkuarit Lulzim Caka, si rezultat e aksionit të sotshëm të policisë italiane, i cili përfundoi me shoqërimin në komisariate të rreth 250 shqiptarëve. Identifikimi i të shumëkërkuarit u bë pasi policia italiane çoi deri në fund zbulimin e të dhënave për Lulzim Cakën, autor i më shumë se dhjetë vrasjeve në Shqipëri. Nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë, Niko Brahimi ka konfirmuar fillimisht për "Gazeta Shqiptare" se, "dyshohej se në mes të 250 shqiptarëve ndodhej edhe "killeri" Lulzim Caka".

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjetet përfundojnë në parcelë! 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë