Si mora peng familjen italiane
Trishtimi për 6 vitet e humbura në burgjet italiane s'kërkon shumë mund të dallohet në fytyrën e zeshkët të mirditorit Tonin Ndoja. Protagonisti i një ngjarjeje tepër të bujshme 6 vjet më parë në Milano, të Italisë
(6/9/2000)Trishtimi për 6 vitet e humbura në burgjet italiane s'kërkon shumë mund të dallohet në fytyrën e zeshkët të mirditorit Tonin Ndoja. Protagonisti i një ngjarjeje tepër të bujshme 6 vjet më parë në Milano, të Italisë, është kthyer tashmë në Shqipëri dhe pjesën më të madhe të kohës e kalon me djalin 8-vjeçar, të cilin e kishte lënë fare të vogël.
Kur keni shkuar në Itali dhe ku keni punuar?
"Kam shkuar në Itali në 1992-shin dhe në dhjetor të atij viti u vendosa në qytetin e Barit. Fillimisht provova punë të ndryshme, por pas një konkursi, në dhjetorin e atij viti, fitova të drejtën të punoja në një kompani siguracionesh. Kompania quhej "Assicurazioni Generali", e themeluar në 1831-shin. Ishte kompania më e madhe italiane në fushën e sigurimeve dhe kishte filiale të saj në të gjithë Botën. Në fundin e 1994-ës, u vendosa në Piaçenca, ku qëndrova deri në ditën që u arrestova".
Si rrodhi ngjarja e konvertimit të 168 milionë liretave?
"Gjatë kohës që punoja në shoqërinë e siguracioneve një miku im italian më njohu me një menaxher futbollistësh nga Bari, i cili më parë kishte qenë futbollist i njohur i skuadrës së këtij qyteti. Italiani quhej Raffaele Clarelli. Në fundin e dhjetorit të 1994, ai më rekomandoi që paratë që kisha t'i ktheja në marka, pasi kështu mund të siguroja një fitim më të madh prej 5 për qind, për shkak të kursit të ndryshëm të këmbimit që ishte në atë kohë në Itali dhe Shqipëri. Clarelli doli garant në kryerjen e këtij operacioni. Për të siguruar një shumë më të madhe, gjë që do të rriste përfitimin në konvertimin e parave, unë u thashë dhe dy shokëve të mi nga Durrësi. Së bashku mblodhëm një shumë prej 168 milionë liretash, ku 46 milionë ishin kursime të miat".
Si u mashtruan?
"Më 6 janar 1995, ne kemi shkuar të tre në hotel "Galia" në Milano, ku na priste Clarelli me një gjerman dhe nje belg. Aty u kemi dorëzuar atyre 168 milionë lireta dhe kemi marrë një çantë me 200 mijë marka gjermane. Markat ishin prerje qindëshe dhe të lidhur në koli të veçanta. Paratë nuk i verifikuam në moment, por, pasi u larguan Clarelli dhe shokët e tij, ne pamë se kishim marrë 200 mijë marka false. Në këtë moment dy shokët e mi më akuzuan mua se i kisha mashtruar në bashkëpunim me italianin dhe, nëse nuk ktheja paratë, do ta kisha keq jo vetëm unë, por dhe familja ime".
A patët takime të tjera më shokët tuaj pas këtij momenti?
"Dy durrsakët më lanë si afat të fundit mesdrekën e 9 janarit. Clarellin e kërkova, por nuk arrita ta gjej, kështu që u detyrova të shkoja në takimin e 9 janarit duarbosh. Shokët e mi, që ishin të bindur se unë isha bashkëpunëtor në mashtrim me Clarellin, ma përsëritën kërcënimin për pasojat që do të kisha së bashku me familjen, madje dhe më të ashpër se herën e parë".
Ç'ndodhi pas këtij momenti?
"Unë njoftova menjëherë policinë shqiptare që të merrte masa për mbrojtjen e gruas dhe djalit 2 vjeç, pasi kisha frikë se mund t'u ndodhte ndonjë gjë e keqe. Po atë ditë, familja ime u shoqërua me polici nga Laçi, ku unë banoja te të afërmit e mi në Rrëshen. Unë vazhdova të kërkoja Clarellin, por askush as familja e tij nuk më jepte adresë për të, madje e shoqja më tha se e kishin arrestuar dhe se ishte divorcuar. Në mëngjesin e 16 janarit, rreth orës 7.00, shkova në vilën katërkatëshe, ku banonte Clarelli dhe kërkova të hyj brenda. E ëma e tij më njihte dhe më futi brenda për të biseduar me gruan e Clarellit".
Si i morët peng dhe ku donit të arrinit?
"Disa ditë para kësaj ngjarjeje, bleva një pistoletë te disa marokenë dhe me të në brez hyra në banesën e Clarellit. Gruaja e tij më bëri presion dhe më tha të largohesha, ndryshe do të lajmëronte policinë. Në shtëpi ndodheshin përveç gruas së Clarellit, dy prindërit e tij dhe i biri, 18 vjeç. I irrituar në kulm dhe duke mos pasur rrugëzgjidhje tjetër nxora pistoletën dhe u thashë se ishin pengjet e mi. Do t'i liroja vetëm pasi Clarelli të më kthente 168 milionë liretat e grabitura. U thashë se s'kisha gjë me ta, por më duhej të takoja Clarellin".
Cilat ishin kontaktet tuaja me policinë italiane?
"Mora telefonin dhe formova numrin 113, që është telefoni i ndihmës urgjente për policinë italiane. Kërkova komisarin e policisë së Milanos, e vura në dijeni ç'kisha bërë dhe i kërkova të më sillnin Clarellin së bashku me paratë, ndryshe unë s'do lëshoja asnjë nga pengjet. Komisarja e Milanos ishte doktoresha Manti, e cila erdhi menjëherë të më takonte. Ajo hyri e vetme në banesë, që tashmë ishte rrethuar nga qindra trupa të policisë dhe gazetarë të shumtë, të cilët kishin marrë vesh për ngjarjen. Sapo komisarja hyri në dhomën ku qëndroja me pengjet i kërkova të çarmatosej dhe ta linte pistoletën që kishte me vete mbi tavolinë. Me Mantin kam biseduar katër herë gjatë asaj dite. Ajo më tha se çfarëdo që kërkoja do të më vihej në dispozicion".
Cilat ishin negociatat tuaja me policinë?
"Herën e dytë, komisarja e Milanos erdhi në banesë bashkë me një gjyqtar italian dhe avokatin tim, duke më premtuar se, nëse liroja pengjet, do të kishte favore të mëdha për mua. Manti më tha se Clarelli, nuk ishte në burg dhe as i divorcuar nga gruaja e tij, por ishte zhdukur pa lënë gjurmë. I kam dhënë ultimatumin që deri në orën 12.00 të asaj dite të më kthenin paratë. Komisarja më la celularin e saj, dhe nëpërmjet tij shumë kanale televizive më kërkuan kontakte, por i refuzova të gjithë me përjashtim të një interviste telefonike për Gazeta Shqiptare".
Si u plagosët?
"Ultimatumi skadoi, por nuk erdhën as Clarelli dhe as paratë. Pas orës 12.00, unë lirova gruan dhe prindërit e Clarellit dhe mbajta peng vetëm djalin. Gjatë kësaj kohe m'u përsëritën thirrjet për t'u dorëzuar, por edhe pse doja të dorëzohesha, pasi mund të më vrisnin, e dija se shokët e mi nuk do ta besonin që unë isha i pafajshëm në historinë e parave, dhe do e quanin veprimin tim një shou për të kaluar lumin. Nëpërmjet televizionit të shtëpisë shikoja lajmet dhe emisionet direkte të kanaleve të ndryshme në lidhje me aktin tim. Aty pashë se policia kishte marrë masa të jashtëzakonshme për rrethimin e banesës ku ndodhesha. Në orën 15.10, policia më bëri thirrjen e fundit, por unë refuzova. Pak çaste më vonë forcat speciale, të ardhura nga Roma, hodhën në erë dyert me eksploziv plastik dhe hynë në banesë duke qëlluar. Unë nuk e zbraza asnjëherë, ndërkohë që dy plumba më plagosën në bark. Menjëherë pas ngjarjes më çuan në spitalin San Raffaelo të Milanos, ku brenda tre javëve u operova tre herë. Edhe pse shtypi italian në përgjithësi më mbrojti si të pafajshëm në këtë histori, një vit më pas Prokuroria më akuzoi për rrëmbim dhe mbajtje peng të personit për arsye përfitimi. Kjo ishte një nga krimet më të rënda në Itali dhe neni 630 i Kodit Penal parashikonte një dënim nga 25 deri në 30 vjet burg. Gjykata e Milanos e rrëzoi këtë akuzë, duke më quajtur të pafajshëm dhe më dënoi vetëm për pengmarrje pa përfitim dhe armëmbajtje, me 6 vjet e 4 muaj burg. Edhe pas apelimit të Prokurorisë, këtë vendim e lanë në fuqi të treja shkallët e gjykatave italiane".
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
-
Po
52.9%
-
Jo
39.9%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 4508
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Serbia nis hetime pas shembjes së strehës në Novi Sad që la 14 të vdekur
2 Nëntor, 13:20
-
BBC: Si u kthye Donald Trump nga humnera politike?
2 Nëntor, 13:10
-
Shfaqet sëmundja e zgjebes në Pogradec! Nga 7 raste, 3 janë në konviktin turk
2 Nëntor, 13:05
-
Gjirokastër/ Makina e Policisë përplaset me një automjet tjetër! Plagoset shefi i stacionit kufitar të Kakavijës
2 Nëntor, 13:02
-
Përmbytje në Spanjë, Sanchez: Do të dërgojmë edhe 10 mijë ushtarë në Valencia! Mbi 200 të vdekur, 1900 të zhdukur
2 Nëntor, 13:01
-
FOTOLAJM/ Rama shijon diellin e Korçës mbas Hallouinit
2 Nëntor, 12:53
-
'Çarje në muskul', Rey Manaj dëmtohet sërish dhe mungon për Sivasspor
2 Nëntor, 12:51
-
Rama: Vlora, bregdeti me shëtitoren më të gjatë në mesdhe! Gati të vijojmë Lungomare 4 në zonën e Orikumit
2 Nëntor, 12:50
-
Ligue 1/ Monaco në 'rënie të lirë', Angers e mposht 0-1! Lille dhe Lyon barazojnë me gola
2 Nëntor, 12:24
-
Atentati me 3 të vrarë në Shkodër, Shqiptarja.com siguron foton e Izmir Sakices! Në kërkim policor edhe për atentatin ndaj 'Audi-t' të blinduar në Bushat
2 Nëntor, 12:13
-
Opozita marshim proteste në Shkodër: Qytetërimi asht ma i fortë se krimi! Po na vrasin, duhet reagim (FOTO+VIDEO)
2 Nëntor, 12:10
-
Përplasi për vdekje këmbësorin në aksin Milot-Morinë, arrestohet 24 vjeçari nga Kosova
2 Nëntor, 11:47