Slloveni: Konfiskohen 73 kg heroinë në kufirin me Kroacinë

LJUBLJANE (30/10/2001)- Policia sllovene njoftoi dje se punonjës të doganës konfiskuan një sasi heroine prej 73 kilogramësh që trafikohej nëpërmjet Kroacisë nga Bosnja për tregjet Perëndimore. Punonjësit konfiskuan 63 kilogramë drogë të enjten në pikën e kalimit kufitar kroato-slloven në Obrezeje, tha një zëdhënës i policisë dje në një konferencë shtypi i cituar nga agjencia Reuters. Sasia e drogës u gjet në një kamion që ishte nisur për në Gjermani. Të shtunën, një sasi prej 10 kilogramësh heroinë u konfiskua në të njëjtën pikë të kalimit kufitar nga një makinë, shoferi i të cilës ishte shqiptar i Maqedonisë, i cili punonte në Suedi, bëri të ditur zëdhënësi. "Ne mendojmë se në të dyja rastet, heroina vjen nga një prej 'depove' më të mëdha të drogës që ekziston në Bosnje, ku droga synohet të shitet në tregun perëndimor", tha në një konferencë shtypi Marjan Erhatik, zëvendësdrejtor i doganave sllovene.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

CHL/ Man. City paqe me Interin, 0-0 në Angli! Qazim Laçi shënon supergol në debutim, tri pikë për Dortmund e Celtic! PSG fiton në limite