Tiranë: Arrestohet i shumëkërkuari Nehat Kulla

TIRANE (9/18/2001)- Arrestohet Nehat Kulla. Ngjarja ka ndodhur sot në orën 5:30 të mëngjesit, në vendin e quajtur Kodra e Priftit, në afërsi të Kinostudios. I shumëkërkuari është kapur ndërsa ishte në shoqërinë e një mikut të tij i cili në ato momente po ngiste automjetin. Mësohet se Kulla nuk ka bërë rezistencë, ndërkohë që së bashku me të është arrestuar edhe personi që e shoqëronte. Burime të mirëinformuara bëjnë të ditur për redaksia se policia kishte informacion se prej ditësh Kulla gjendej në këtë zonë. 50-vjeçari Kulla ishte shpallur ne kerkim qe prej 3 majit te ketij viti, disa ore pasi fitoi lirine e papritur me nje vendim te gjykates se Tiranes. Policia e shpalli ate ne kerkim pasi ushtroi dhune mbi dy gazetare qe kishin shkuar per t'i marre nje interviste pas lirimit nga burgu.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë