Tiranë: Lirohet nga burgu Nehat Kulla, Babrruja në festë

TIRANE (5/4/2001)- Lirohet Nehat Kulla. Dje në mesditë, Nehat Kulla, i njohur me emrin "Gjenerali" ka lënë ambientet e izoluara të spitalit të burgut në kryeqytet dhe i është drejtuar banesës së tij në periferi të Tiranës. Lajmi duket se nuk është përhapur me shumë bujë pasi ai nuk është emetuar nga televizionet apo radiot. I arrestuar me shumë bujë në Elbasan nga policia e Kosenit më 12 shtator 1999, ai është sërish i lirë dhe këtë radhë me një vendim gjykate që nuk mund të paragjykohet si 4 vite më parë. Njëra nga lagjet më të frikshme të Tiranës, Babrruja, ka pasur dje një gjallëri të pazakontë, duke i çuditur të gjithë banorët e zonave përreth me fikshezjarrët e shumtë dhe boritë e makinave. "Shyqyr që qe me kaq, ishallah është kusuri i fundit që kisha për të hequr", mësohet të jetë shprehur Kulla në momentin që ka rihyrë në shtëpinë e tij.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës