TIRANE-Nesër do të rimblidhet Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore. Takimi do të zhvillohet në orën 11:00 te Pallati i Kongreseve. Palët rinisin kështu diskutimet të martën pas bojkotit të opozitës në tryezë të mërkurën e kaluar pasi u shemb Teatri Kombëtar. Por pas presionit ndërkombëtar, PD-LSI bënë prapaktheu duke u rikthyer në tryezë.
Por ku janë palët dhe çfarë pritet që të ndodhë? Katër anëtarët e Këshillit Politik rikthehen aty ku e lanë, shumë larg konsensusit. Çështjet i ndajnë janë shumë, ndërsa ajo që bashkon tre prej tyre, PS, PD dhe LSI është një, fakti që të mos ndryshojnë sistemin elektoral duke e bërë të pamundur misionin e opozitës së re, që përfaqësohet nga Rudina Hajdari.
Financimi i fushatës, votimi elektronik, Kolegji Zgjedhor, qeveria kujdestare, por mbi të gjitha edhe rekomandimi i OSBE-së për depolitizimin e administratës zgjedhore janë disa (lexo ketu) nga cështjet që e mbajnë larg konsensusin. Partia Socialiste kërkon depolitizim të plotë të administratës zgjedhore, ndërsa PD-ja një alternativë mikse.
Por a do të arrihet që deri në 31 maj kur palët kanë vendosur afatin, të përfundojnë draftin për ta dërguar në parlament për miratim? Një gjë e tillë duket e pamundur duke parë se cfarë ka ndodhur më parë, por surprizat nuk përjashtohen duke njohur lëvizjet e minutës së fundit në politikën shqiptare. Ndërkohë që nga parlamenti afati i komisionit është deri në fund të qershorit.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4401
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përjashtimi i Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, Lulzim Basha: Vendimi ishte i drejtë, do ta merrja sërish
5 Dhjetor, 20:11
-
Qeveri teknike? Gjiknuri në Report Tv: S’ është në agjendën tonë! PS në gjendje të fitojë e vetme zgjedhjet 2025! Të avantazhuar përballë opozitës së përçarë
5 Dhjetor, 19:14
-
Zgjedhjet e 2025/ Pas Tiranës Berisha cakton grupet e punës në Durrës, Elbasan dhe Lezhë, e Kukës (LISTAT)
5 Dhjetor, 18:27
-
Mero Baze: Listat e mbyllura, 'qokë' që Berisha të fitojë opozitën
5 Dhjetor, 07:14
-
KQZ vendoset mes ‘dy zjarreve’, PD: S’kemi besim, ‘jo’ votimit elektronik pa konsensus! PS: Nuk kurojmë paranojat, s’ka prova për parregullsi
30 Nëntor, 15:25
-
Alibeaj në Report Tv: S’ka bashkëpunim me Berishën, PD një organizëm privat për të luftuar SPAK! Qeveria teknike? Lojë, i shiti Ramës zgjedhjet
29 Nëntor, 18:47
-
Protesta e 26 nëntorit/ Goditën e ofeduan policët, 15 deputetë të opozitës hetohen si organizatorë! Arrestohen 2 militantë, 64 në hetim (EMRAT)
27 Nëntor, 09:26
-
Oerd Bylykbashi kërcënon punonjësin e Policisë, pengon shoqërimin e protestuesit: Kur të merrem unë me ju, nuk ju ikën shejtani! Kaq po të them
26 Nëntor, 17:23
-
Vota e diasporës në ngërç, PS dhe PD gati për të ndryshuar Kodin Zgjedhor! Gjiknuri e Kaso për Report tv: Të adresojmë problemin
25 Nëntor, 15:40
-
Megjithë përpjekjet dhe ndihmën e përfaqësuesit grek, PD nuk arrin ta përfshijë Sali Berishën në rezolutën e PPE-së
23 Nëntor, 12:17
-
Partia Popullore Europiane 'godet' Sali Berishën, nuk kërkon lirimin e tij! Rezolutë për Shqipërinë, mbështet vijimin e reformave
22 Nëntor, 13:35
-
Berisha paralajmëron tjetër ‘pakt’ me PS: Gati të votojmë çdo ndërhyrje në Kod për votën e diasporës
13 Nëntor, 17:13
Nuk mund te disedohet me ish opoziten.Rama ka rene brenda.Nuk mund te bisedohet me organizat apo parti qe jane jashte sistemit politik e kjo ishte loje e Metes qe nepermjet keshillit politik te reformes zgjedhore kerkon qe opoziten jashtparlamentare ta kthej ne nje mendyre sipjestare e vendim marrjeve politike.PD nuk ka ne mend apo edhe dije e intelekt per te dhene mendime apo per te diskutuar probleme te ndryshme te reformes zgjedhore,por vetem e afte per mendime e vendime ultimative per reformen zgjedhore.E kote eshte e gjithe ai diskutim,se kete loje te PD nuk e hajne as amerikanet e as europianet e patjeter Rama qe eshte e ka vision e intelekt padyshim me te mire se gjithe PD me aleate e qe eshte me I miri dhe me I afti se te gjithe ish kryeministrat tjere pas rrezimit komunizmit.Rezultatet tashma jane te qarta e flet patjeter (edhe jo pak gabime) per punen shume te mire te tij.
PërgjigjuNuk kam aspak deshire te korigjoj kerkend, por deb:drobituri nuk ka as fuqi materiale,financiare pa le pastaj fizike te perballet me gjigandin e korruptuar me emer SHTETI SHQIPTAR i cili do te na deboj nga shtepite tona sic deboj millosheviçi kosovaret e drobitur. Nuk desha ta pohoj kete krahasim origjinal te ngjashem se eshte aq i idhet dhe çvendoses saqe ketu duhet te behet nje beteje mizore qe per shume e shume vite ky vend te kundemoje era kerme. Keshtu o deb.
PërgjigjuKeta legene te degjeneruar nuk kane asgje te ndare.Ata jane te bashkuar si te korruptuar dhe nuk mund ti ndaje as perendia. Keto showman-ët jane aktrime te dala boje dhe te neveritshme per te mbajtur pasurine e grabitur apo realizuar rrotacionin politik per ti sherbyer qellimit te pare dhe çbere reformen e nisur ligjerisht ketu e kater vjet. Populli pret US te hidhet ne veprim konkret dhe te mos zhgenjeje kete popull te drobitur....nese populli do zhgenjehet kete radhe ketu ka per kenduar qyqja apo kukuvajka. Durimi la nje fund.
PërgjigjuPrandaj e kemi ngrene ne historikisht sepse kemi pritur nga te tjeret Te tjeret mendojne vetem per popujt e tyre,ndersa ne shikojme endrra me sy hapur