A do e dorëzojë Alicia profesorin në polici? A do të shpëtojnë ekipi i grabitjes? 'La Casa de Papel' mbaron sot, pesë pyetjet që presin përgjigje

A do e dorëzojë Alicia profesorin në polici? A do të shpëtojnë ekipi i grabitjes? 'La Casa de Papel' mbaron sot, pesë pyetjet që presin përgjigje

Udhëtimi i serialit të famshëm 'La Casa De Papel' në Netflix përfundon sot, teksa do të publikohen pjesët e fundit të sezonit të pestë. Të pikëlluar pas vdekjes së anëtares kryesore të ekipit, Tokios, profesori dhe ekipi do të ndërmarrin një 'udhëtim' të tmerrshëm brenda Bankës së Spanjës.

A do të vdesë apo do të mbijetojë ekipi i grabitjes? Kjo është pyetja që i mundon të gjithë fansat e serialit të famshëm. Ky sezon u xhirua në Madrid të Spanjës, Panama, Tajlandë, Itali, Danimarkë dhe Portugali. Drejtori i serialit, Jess Colomenar deklaroi se ky sezon do të jetë shumë emocionues, i veçantë dhe ndryshe nga seritë që kemi parë deri më tani.

Ja disa pyetje që mundojnë fansat e që presin përgjigje

A do ta dorëzojë Alicia profesorin në polici?

Alicia, ashtu si ekipi i grabitjeve tani është një nga gratë më të kërkuara. Pasi u përball me Profesorin dhe mposhti Marsejën dhe Benjaminin, Alicia lindi fëmijën e saj, e ndihmuar nga Profesori. Megjithatë Alicia nuk është ende plotësisht në anën e Profesorit, dhe ka ende një shans të madh që ajo të jetë arsyeja e dështimit të grabitjes, ose të paktën fundi i Profesorit.

A do t'i bashkohet Rafael grabitjes?

Rafaelin, djalin e çuditshëm dhe gjeni të Berlinit, në sezonin 5 e pamë teksa kërkonte t'i bashkohej 'biznesit familjar' të grabitjes. Megjithatë Rafael ende nuk është përfshirë nga Profesori në një grabitje, por me ndihmën e Rafaeli, ekuipazhi dhe Profesori mund të gjejnë një mënyrë për të shpëtuar.

A do të vdesë apo do të shpëtojë ekipi i grabitjes?

Sipas fansave të filmit, një ose dy nga personazhet e grabitjes do të vdesin, por gjithashtu pritet që disa të mbijetojnë. Megjithatë ende ka shumë mister në këtë aspekt.

A ka vdekur vërtetë Tokio?

Nuk është e mundur të marrësh katër granata në gjoks dhe të mbijetosh. Sakrifica e Tokios i ka dhënë ekuipazhit më shumë kohë, pasi ajo ishte në gjendje të vriste Gandían, Sagasta dhe shumicën e personelit të Forcës Speciale. Disa teori të fansave të serialit sugjerojnë se do të shohim rikthimin e Tokios në sezonin e fundit, por mund të jenë thjesht kujtime të personazheve të tjerë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota

Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota