REP-POP/ ‘La casa de papel’ dhe ‘Squid game’, kostumet që do të jenë 'kudo' këtë Halloween

Të frymëzuar nga personazhe të njohur të filmave dhe serialeve popullore, ky Halloween do të jetë i mbushur me imagjinatë dhe krijime të veçanta.

Nëse jeni kuriozë se çfarë do të shihni më shumë ketë vit gjatë ditës së Halloweenit, ne kemi përgatitur një listë!

Fenomeni më i ri i pop-it, Lil Nas, përveç hiteve të shumta të publikuara për një kohë të shkurtër është edhe një njeri që ka tërhequr vëmendjen për veshjet dhe stilimet e tij ekstravagante. Kjo është edhe arsyeja përse ai do të jetë një nga personazhet e preferuara për të imituar këtë Halloween.

Veçanërisht kur u shfaq në vieoclipin “Industry baby”!

“Bridgerton” është një nga serialet më të ndjekur në Netflix.

Për shkak të influencës së madhe dhe kostumeve të kuruara në detaje, shumë nga vajzat këtë vit do të zgjedhin të jenë një “Bridgerton”.

Fustani blu pastel i Dafnit do të jetë një trend!

Prej vitit 2016, një nga kostumet më të parashikueshme që shohim në festën e Halloween-it është ai i Harleyt në filmin “Suicide Squad”.

Kostumi me detajet blu dhe të kuqe është lehtë i krijueshëm nga të gjithë dhe mjaft ekonomike. Ndërsa akoma më i lehtë është make up-iu që i jep këtij look-u veçantin e tij.  Me siguri një trend do të jetë Harley me pamjen në filmin e 2021.

A ju kujtohet personazhi i Cruelës në filmin e animuar “101 dalmatët”?

Ky do të jetë një tjetër personazh të cilin do të shohim kudo ketë Halloween, kjo për shkak të influencës nga filmi i krijuar mbi të në vitin 1996 efekt dhe 2021 efekt

Të ngjashme por të paraqitura në perspektiva të ndryshme, personazhi vizatimor jep liri në interpretim.

Detajet e veçanta në flokë si dhe në veshje, mund të bëjnë natën e Halloweenit tuaj, tepër të veçantë!

Kostumi i kuq dhe maska karakteristike, e “La casa de papel” është bërë prej viti 2017 një nga veshjet më popullore në ditën e Halloween-it. efekt

Përveç adhurimit për sërialin që fsheh ky kostum, një tjetër arsye përse pëlqehet shumë është edhe simboli i rezistencës që përmban, ndërsa vitet e fundit është përdorur edhe nëpër shumë protesta nëpër botë. efekt

Sot kostumi i kuq është kudo! efekt

Një tjetër fenomen i momentit, i cili jam e sigurt se nuk do të mungojë nga ky Halloween, janë veshjet që kemi parë nga “Squid Game”. efekt

Nëse keni shpëtuar pa parë ende serialin, ka shumë mundësi për të zgjedhur. Uniformën jeshile të pjesëtarëve të lojës efekt atë të kuqen me detajet e bardha të, efekt sigurisht nga ky Halloween nuk mund të mungoi kukulla gjigande, e cila vlen të theksohet se ajo ekziston dhe është aq e madhe sa duket në serial. efekt

Këto ishin disa prej kostumeve që do të “pushtojnë” këtë Halloween.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Erion Veliaj do hetohet i lirë, sepse gjykata hapi praktikë penale të njëjtë për Berishën

Spahiu: Erion Veliaj do hetohet i lirë, sepse gjykata hapi praktikë penale të njëjtë për Berishën