VLORË- Disa ditë më parë Edi Rama i pastroi një nga fushat e sportit dhe e kritikoi jo pak, mirëpo kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli nuk i mban inat kryeministrit, (të paktën publikisht), edhe pse është e qartë që marrëdhënia e tyre është krisur. Ai ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Pyetur nëse do ia uronte këtë festë edhe kryeministrit Edi Rama, ai tha “absolutisht po”, ndonëse kreu i qeverisë është katolik.
“Dua të uroj rastin nga xhamia në Bulevardin Ismail Qemali, të uroj të gjithë besimtarët gëzuar Kurban Bajramin. Aty që janë nga Vlora, që jetojnë në Vlorë, që kanë ardhur në Vlorë, të uroj ato besimtarë myslimanë që kanë ardhur të pushojnë në Vlorë, për të pushuar, që me siguri ky do jetë sezoni turistik më i i suksesshmi, gëzuar, shëndet, paqe dhe mbarësi”.
Ia uroni festën edhe kryeministrit Edi Rama?
-Absolutisht po
Krisja në marrëdhënien mes socialistëve dhe Dritan Lelit nisën para zgjedhjeve, e konfirmuar edhe nga kreu i qeverisë, Edi Rama i cili pohoi se i kishte bërë ftesën Lelit për deputet, por se ky i fundit nuk e kishte pranuar. Së fundmi, kryeministri Edi Rama e ka thumbur jo pak Lelin, cili pak ditë më parë ai ishte në Vlorë, ku pastoi një nga fushat e sportit.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Arrestimi i zyrtares së Shëndetësisë, a po e lufton SPAK korrupsionin?
-
Po
31.2%
-
Jo
60.3%
-
Nuk e di
8.5%
Vota total: 542
Lajme të tjera
-
Aksident në rrugën transballkanike në Vlorë, 'Benz'-i përplaset me një makinë të parkuar! Plagoset pasagjerja
3 Qershor, 19:20
-
Deklaratat e Ramës për situatën në veri të Kosovës, Berisha: Iu përvesh Kurtit për të mbojtur Vuçiçin! Mendon se do krijojë mëshirë perëndimore për veten
3 Qershor, 18:23
-
FOTOLAJM/ Mbi 400 Vespa ikonike nga Italia, Kosova e rajoni ndaluan në sheshin 'Skënderbej'
3 Qershor, 17:39
-
Rama vizitë në Kalabri i shoqëruar nga 3 kryebashkiakë! Shkëmben dhurata simbolike me peshkopin e Eparkisë Arbëreshe të Ungrës
3 Qershor, 17:02
-
BE kërkoi zgjedhje të parakohshme në 4 komunat e veriut të Kosovës, Rama: S’mund të jetë më e qartë se kaq! Të mos vazhdohet me planin absurd
3 Qershor, 16:35
-
Plagosi me thikë 2 persona në Sarandë, pas rreth 5 orësh në arrati, vihet në pranga autori! I arrestuar 3 herë më parë për drogë dhe armë (EMRAT)
3 Qershor, 15:23
-
Apartamente, toka e llogari bankare, prokuroria e Vlorës sekuestroi 13 milionë euro asete brenda 2022
3 Qershor, 09:54
-
Rama podcast me sipërmarrës në agroturizëm: 3 histori personale të rikthimit nga emigrimi
3 Qershor, 09:34
-
Tensionet në veri, Rama intervistë për BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo! Kosova dhe Serbia të ulen në tryezën e bisedimeve
2 Qershor, 23:00
-
Lulzim Basha komenton puthjen e Ramës me Melonin: Po sillet si yll Hollivudi
2 Qershor, 20:52
-
Arrestimi i sekretares së përgjithshme të 'Shëndetësisë', Rama: E tmerrshme, si mund të ndodhë kjo? U kap në flagrancë duke marrë lekë
2 Qershor, 18:43
-
Ilir Yzeiri: Edi Rama, rënie stili në Kishinau
2 Qershor, 18:27