Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk pranoi që të prononcohej për mediat pas daljes nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ndërsa u shfaq i qeshur duke uruar festat pas vendimi të rikthimit të pasaportës.
/Shqiptarja.com
“Gëzuar, gëzuar, do të flasë Maksi” ishin fjalët e vetme të ish-ministrit për mediat që prisnin një deklaratë më të gjatë të tij për akuzat e prokurorisë dhe opozitës.
Report Tv këmbënguli për t’i marrë një prononcim ish-ministrit nëse do të largohej jashtë vendit tashmë që u shfuqizua vendimi dhe iu rikthye pasaporta, por Tahiri nuk pranoi.
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO











