A do rikthehet Bujar Nishani në PD? Ish-presidenti: S’kam ndërmend të dal në pension, por...

Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani rrëfen te “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv edhe sa i takon të ardhmes së tij në politikë. Nga korriku i vitit të kaluar, Nishani ka dorëzuar postin e kreut të shtetit te Ilir Meta.

I pyetur nga Babaramo se a do rikthehet në PD, Nishani tha se mbetet në pritje të propozimeve nga lidershipi demokrat. 

Çështja është për t’u trajtuar në aspektin e kulturës politike dhe institucionale. Ndoshta për mua, apo për kolegët e mi, ish-presidentët, ndoshta është e vështirë për të folur nga kjo situatë. Besoj se kapacitet dhe eksperienca e mbledhura nga institucioni i presidentit apo kryeministrit, duhet të trajtohet nga shteti gjithmonë në formën e interesit publik si në vendet normale me shoqëri demokratike. E kam përsëritur disa herë se nuk kam ndërmend të dal në pension. Politika është vendi ku kam investuar, ku kam mbledhur eksperiencën time. 

E vërtetë është se unë nuk është se kam ndonjë angazhim të drejtpërdrejtë politik, por jam pranë qendrës së djathtë, nga aty ku kam dalë. Nuk mund të them, nuk është se kam ndonjë propozim, diskutim apo vendimmarrje aktualisht, por sa herë ka pasur aktivitete politike PD, jam ofruar, kam qenë prezent pa ndonjë kontribut strukturor në këto forume. Në një lloj kompleksiteti angazhime do kem. 

Bujar Nishani, ish-president i Republikës


Lajmi kryesor:

Vlahutin kërkoi arrestimin e Berishës? Nishani e pranon, zbulon bisedën me Llallën


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë