Vlahutin kërkoi arrestimin e Berishës? Nishani e pranon, zbulon bisedën me Llallën

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka zbuluar bisedën me ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, duke deklaruar në emisionin "5 Pyetje nga Babaramo", në Report Tv, ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, i ka kërkuar Llallës arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. 

Nishani theksoi se ka qenë ish-kryeprokurori Llalla që ja ka dhënë këtë informacion në zyrën e tij, por në një takim të menjëhershëm me ambasadoren Vlahutin, kjo e fundit e ka mohuar kategorikisht. Pas takimit me Vlahutin, ish-Kreu i Shtetit tha se është takuar sërish me Llallës, i cili i ka qëndruar deklaratës së tij se Vlahutin ka kërkuar arrestimin e Berishës. 

Deklarata e Berishës për Vlahutin, se i kishte kërkuar Llallës arrestimin e tij, e konfirmoni?
Po, është e saktë. Kam qenë unë që e kam vënë në dijeni Berishën. E kam pasur këtë informacion dhe nga burime të tjera. Llalla ka ardhur në zyrë dhe më ka thënë se gjatë një bisede, rreth një muaj apo dy pas bisedës, ku i ishte kërkuar nga Vlahutin pse nuk arrestohet Berisha. Më tej, argumentet shpjeguese, sipas Llallës, kanë qenë që Prokuroria nuk mund të arrestojë njerëz për të cilët nuk ka prova dhe fakte.

Ishte një bisedë që më shqetësoi dhe nuk mund ta lija në heshtje, pasi bëhej fjalë për një bisedë tërësisht jashtë kontekstit që ka ambasadorja. Kërkova takim me Vlahutin, i shpreha shqetësimin që mora nga Llalla. Ajo e mohoi kategorikisht që të ketë bërë një bisedë të tillë me Llallën. Në radhë të parë vura në dijeni Vlahutin, që e mohoi. Bëra takim tjetër me Llallën, e vura në dijeni që bisedën e ndava me Vlahutin dhe i thashë që ajo e mohon. Llalla i qëndroi edhe pas takimit të dytë.

Mund ta dëshmonte Llalla këtë?
Nuk ishte çështje fjalësh. Nuk ishte regjistruar biseda, por për mua ishte informacion që e merrja zyrtarisht dhe nuk mund ta neglizhoja. Ambasadorja e refuzoi kategorikisht. Më pas, e ndava shqetësimin me Berishën dhe pastaj nuk di si e ka ndjekur ai më pas.

Edhe Lu i kërkoi Llallës arrestimin e Metës ...
Për këtë nuk di gjë.

Përtej deklaratave të bujshme, këta dy ambasadorë janë akuzuar nga opozita për protagonizëm të theksuar dhe njëanshmëri në mbështetje të PS, e ndani këtë qëndrim ju?
Unë nuk përfaqësoj opozitën dhe nuk mund të flas në emër të saj. unë kam pasur marrëdhënie korrekte.

Dosje korrupsioni që janë mbyllur, keni pasur informacion?
Nuk ka pasur ndonjë intensitet nga Prokuroria mbi hetimet. Unë nuk kam këmbëngulur për të kërkuar informacione, pasi hetimet janë një proces me konfidencialitet. Edhe nga pikëpamja Kushtetuese Prokuroria nuk raporton te presidenti. Nga SHISH nuk kam pasur korrespondenca që kishin të bënin me korrupsionin, por vetëm për çështje që preknin sigurinë kombëtare, si terrorizmin dhe trafikun e drogës. Ka pasur moskoordinim mes policisë dhe prokurorisë. Suksesi i shtetit shqiptar në luftën kundër terrorizmit ka qenë krejt ndryshe nga lufta kundër drogës. Shqiptarët kanë shpëtuar nga terrorizmi falë koordinimit të mirë të institucioneve.

Vettingu në polici ishte i nevojshëm?
Mendoj se po kthehet në show politik. Përdorimi i qëllimit të këtij mekanizmi në raste të tjera më duket një show politik dhe për t’i ikur përgjegjësisë. Në polici do të kishte sens që Vettingu të bëhej në nivele drejtuese, drejtorë, shefa komisariatesh, shefa qarqesh. Nëse një drejtues policie ka miliona apo prona të pajustifikuara, aty duhet të ishte fokusuar ligji. Ky që po bëhet tani është më shumë një ofendim ndaj policëve. Më shumë shqetësuese janë vrasjet, vjedhjet, se sa ai 2 mijë lekëshi që ka marrë një polic.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:26
Ndikimi rus në Shqipëri, Nishani: Deklarata e Ramës ekzagjerim, jemi jashtë aleancave me Moskën

Në cilësinë  e ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishani i cilëson absurde tezat për ndikim të Rusisë në Shqipëri dhe deklaratat e Ramës që flasin për një rrezik real. 

Te “5 pyetjet nga Babaramo”, Nishani tha se Shqipëria është vendi më pak i rrezikuar në rajon, për shkak se, sipas tij, Moska ka qenë historik kundër faktor shqiptar dhe këtë e ka dëshmuar si në copëtimin e trojeve shqiptare ashtu edhe ne gjenocidin serb në Kosovë. 

Është vendi më me pak risk për ndikimin rus. Shqipëria është jashtë aleancave me Rusinë. Rusia nuk e ka fshehur se ka qenë në dëm të interesave shqiptare, qoftë në ndarjen e trojeve shqiptare, qoftë në përkrahjen e gjenocidit dhe krimeve në kurriz të shqiptarëve.

Ndaj kjo është e pamundur që të jetë reale. Deklarata e Ramës është një ekzagjerim i panevojshëm. Pretendon të hyjë në europë me një qasje perëndimore, ne jetojmë këtu, e dimë sa influencë ka, rinia shqiptare është e dhënë të dalë dhe të shëtisë me një ‘Mercedes’, sesa të dalë dhe të luftojë me kallashnikov, të shohë çmimet ‘Oscar’ sesa të shkojë dhe të flejë në një trase lufte.

Këto janë gjëra që nuk e nderojnë kryeministrin e Shqipërisë. Është më e udhës, edhe më e drejtpërdrejtë që ne të tregojmë dhe demonstrojmë një projekt politik si e shohim ne procesin. 

Bujar Nishani, ish-presidenti i Republikës

Ora 21:57
Negociatat me BE, Nishani: Kemi shanse të mëdha, por anëtarësimi nuk bëhet për 10 vite

Ish-presidenti Bujar Nishani thotë se Shqipëria ka shanse të mëdha të përfitojë çeljen e negociatave, por sipas tij anëtarësimi në BE nuk është i mundur të realizohet për 10 vitet e ardhshme. 

Shanset janë shumë të mëdha që të kalohet. Ne nuk mund të bëjmë presion sepse çështja nuk është një negociatë presioni, por është një proces i hapur. Ne jemi ata që duhet të demonstrojmë arritje. Megjithatë, unë shpresoj shumë. Ka edhe një kontekst politik që është në favorin tonë, propozimi i dytë i KE, pabarazia në rajon Serbi-Mali i Zi dhe Shqipëri-Maqedoni, kemi avantazhin e faktorit kohë edhe sa i takon situatës politike. Por, brenda 10 vitesh nuk mund të bëhemi anëtar të BE, për shkak të diferencave me vendet që janë anëtare. Por procesi është i nevojshëm që të faturohemi të përmirësojmë infrastrukturën, rrisim ekonominë. 

Bujar Nishani, ish-president i Republikës

Shqetësimet e Gjermanisë? 
Shqetësimet e tyre janë reale për krimin e organizuar dhe korrupsionin. Ata veprojnë mbi bazën e raporteve institucionale. Në këtë gjykim ata kërkojnë statistikën. Thonë që unë të të besoj në procesin vijues duhet të kem disa fakte që ke jetësuar vullnetin politik dhe premtimet. 

Ora 21:33
A do rikthehet Bujar Nishani në PD? Ish-presidenti: S’kam ndërmend të dal në pension, por...

Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani rrëfen te “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv edhe sa i takon të ardhmes së tij në politikë. Nga korriku i vitit të kaluar, Nishani ka dorëzuar postin e kreut të shtetit te Ilir Meta.

I pyetur nga Babaramo se a do rikthehet në PD, Nishani tha se mbetet në pritje të propozimeve nga lidershipi demokrat. 

Çështja është për t’u trajtuar në aspektin e kulturës politike dhe institucionale. Ndoshta për mua, apo për kolegët e mi, ish-presidentët, ndoshta është e vështirë për të folur nga kjo situatë. Besoj se kapacitet dhe eksperienca e mbledhura nga institucioni i presidentit apo kryeministrit, duhet të trajtohet nga shteti gjithmonë në formën e interesit publik si në vendet normale me shoqëri demokratike. E kam përsëritur disa herë se nuk kam ndërmend të dal në pension. Politika është vendi ku kam investuar, ku kam mbledhur eksperiencën time. 

E vërtetë është se unë nuk është se kam ndonjë angazhim të drejtpërdrejtë politik, por jam pranë qendrës së djathtë, nga aty ku kam dalë. Nuk mund të them, nuk është se kam ndonjë propozim, diskutim apo vendimmarrje aktualisht, por sa herë ka pasur aktivitete politike PD, jam ofruar, kam qenë prezent pa ndonjë kontribut strukturor në këto forume. Në një lloj kompleksiteti angazhime do kem. 

Bujar Nishani, ish-president i Republikës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Intelektuali: 01/05/2018 12:03

    Po c m.. president je dhe ke qene ti kur dhe bisedat me imtime qe mund te kesh bere per shkak te detyres qe ke patur sot i ben pazare rrugesh .O alabak pa nje fare llogjike .Kaq budalla je o g.....I ke sherbyer partise qe nga ke ardhur dhe nuk i ke sherbyer detyres dhe institucionit qe drejtoje .Njeri i trashe sakat nga trute .ke bere c ke bere pse na e thua tani qe te te themi turp .A e shikon sa poshte ke rene .Njeri pa vlere intelektuale .

    Përgjigju
  • noc rroku: 01/05/2018 08:19

    Mos e humbni kohen me ish oficerin e shoqates se Enverit. Ai nuk ka çfare te thote gje te re. Mesa duket mbante shprese per ndonje post ne PD por mori noc rrokun. Tani nuk e di çfare po kerkon apo siç populli kerkon lesht e bubit.

    Përgjigju
  • Maks: 01/05/2018 08:14

    Ky person qe sa ishte ne krye te shtetit beri gjen me te poshter dekoroi terroriste e spiuna te sherbime te huaja ne dem te vendit te tyre ku vran me mijra ushtar oficera e popull i thjesht dhe tani na ben si hero pse i paska then sales qe do artestohet po ju o qelbesira duhet te futeni te gjith ne burg dhe celsat tua hedhin ne det dhe pasurit tua kofiskohet

    Përgjigju
  • Zjarri: 01/05/2018 01:04

    Cfare keni ftuar keshtu sakati ne studio xhanem? Do na tregoje ky se si ka qene ky ne qender te kesaj intrige, edhe paska bere me dije sa njeri tjetrin per korrektese. Ik o sakat lepiji b**** lulit se mos te hedh nej ko*e te lodhur edhe rikthehesh te besh detyren e sakatit publik. Po kur e quan veten ish president ti? O vaj medet per ne qe te shohim thuaj!!! Sakati publik nishani

    Përgjigju
  • Jo vetem Vllahutin: 01/05/2018 00:50

    Shumica e Shqiptareve e kerkon kete, pse na u habitet kaq shume, kur kryen krim ka edhe ligj edhe burg.

    Përgjigju
  • Ceço me Biçak: 30/04/2018 23:36

    Cfare arrestimi mo? Ju duhet te ripeni te gjalle me biçak, o vrases e hajdute.

    Përgjigju
  • Arben: 30/04/2018 23:31

    Pse nuk thua qe Llalla me pare i tregoi berishes (nqf eshte e vertete) me pas ky i fundit i sygjeroi tja thote nishanit. E ky i fundit ja tha prape berishes. E u bene dy burime te pabesueshme. Pa perfshire lojen e bukur te Berishes, qe i paskan rene ne qafe.

    Përgjigju
  • Ceni: 30/04/2018 22:53

    Po ku e gjetët këtë Sakat HAJDUT more aman !? Këtyre Fundërrinave HAJDUTË të PDsë FASHISTE ju ka hyrë "LEPURI në BARK" nga FRIKA e BURGUT , sepse janë LAPANJOZË PLEHRA dhe e dinë se Ç'farë FERRI i pret atje!! Në qoftëse ROMANA VLAHUTIN dhe DONALD LU vërtet e kanë bërë këtë , atëherë do jenë 1.000 herë më të RESPEKTUAR nga 99% e SHQIPTARËVE! Shqiptarët dhe Shumica i njohin me Dhëmbë dhe me Dhëmballë KRIMINELËT dhe HAJDUTËT e POLITIKËS , prandaj edhe AMBASADORËT kanë bërë shumë mirë në qoftëse vërtet i kanë "UJIT me KOS" për të arrestuar POLITIKANËT e INKRIMINUAR .

    Përgjigju
  • redi: 30/04/2018 22:37

    Fjala e lire eshte shprehje e demokracise , por kur ajo kthehet ne Fake nrews eshte goditja me rende qe i behet demokracise . Qe Nishani u vu ne detyren e nderuar te presidentit, nga Saliu per ti sherbyer stij atij kjo dihet , se ai as nenin themelor te kushtetutes qe presudenti eshte simbol i unitetit kombetar kurre nuk e zbatoi , por u kthye ne zedhenes i Shqupit ne presidence . Llalla genjeu di per xotin Lu ashtu dhe oer Zonjen Vllahutin dhe ku oafilloja thite se eshte e vertete , ne nje kohe qe te dy diplomatet e mohojne . Po cfar kujton ti ir Nishan se Lu po ta kushte thene per arresin e Saliut do kishte frike ta pranonte apo ,zonja Vllahutin . E kuptoni qe po i beni karshillek superfuqise boterore ,qe ty Lulin dhe Saliun, nuk ju kane ne tefter . Prit Nishan, se do degjosh , se je nga njerezit kryesor, qe luftove reformen ne drejtesi dhe si kryetar i KLD ,duhet te mbash dhe pergjegjesi penale, per kete gjendje mizerabel te drejtesise shqiptare , qe ka alarmuar dhe partneret nderkombetar . E din se cfar opinioni kane shqiptaret per ty ? Po deshe bej nje sondezh dhe do shikosh se sa vlen ne popull

    Përgjigju
  • Blenard: 30/04/2018 21:35

    Dordolec burr cfar politikani je ti mor sakat jo nga dora nga mendja

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 30/04/2018 20:42

    Po çfar mereni me ktë derdimen sakat ky sma dot veten jo të japi ky mendime e të orjentoi ky të tjerët. Ky ka qën presidenti më pler i kombit Shqiptar .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje