A do ta mbajë këtë radhë Gjykata e Lartë presionin e Berishës?

A do ta mbajë këtë radhë Gjykata e Lartë presionin e Berishës?

Sali Berisha

Më 13 janar 2012, një ditë përpara vendimit të Gjykatës së Lartë për video-përgjimin Meta-Prifti, Sali Berisha, në mënyrë demonstrative dhe hapur shantazhuese ndaj sistemit të drejtësisë, i shkoi për darkë në shtëpi mikut të tij të koalicionit.

Presioni i dha efektet e pritura, kur të nesërmen me një votim skandaloz 5 me 0, trupa e gjyqtarëve certefikoi se ajo që kishin parë të gjithë shqiptarët me zë dhe figurë nuk ishte ashtu siç e kishin parë ata, por ashtu siç e kishte parë Ilir Meta.

Këtë darkë të shijshme me gatimet e Monikës dhe verë të përzgjedhur nga Iliri, amerikanët ia mbajtën shënim Berishës, dhe në epitafin e tij politik, veç të tjerash, i gdhëndën edhe shantazhimin ndaj drejtësisë në mbrojtjen e partnerëve të tij politik.

Si për të mos i mjaftuar kjo, Berisha, në mënyrë skandaloze, apolitike, antiligjore, alogjike, të paparë dhe të padëgjuar deri më sot, ka thirrur një protestë përpara Gjykatës së Lartë pikërisht në ditën kur kjo pritet të shprehet për çështjen e Partisë Demokratike.

Paradoksalisht, në të njëjtën ditë, pritet të shprehet edhe Gjykata e Posaçme lidhur me masën e arrestit ndaj tij.

Mirëpo, protesta nuk është thirrur përpara GJKKO-së, por përpara Gjykatës së Lartë, si për të dëshmuar lidhjen e pashqitshme të Berishës me karrigen e kryetarit të PD-së dhe të opozitës.

Fatmirësisht, siç është dëshmuar edhe në thirrjet e mëparshme, shqiptarët dhe veçanërisht demokratët, e kanë bojkotuar dhe e kanë të qartë se, në agoninë e tij politike, Sali Berishën nuk mund ta ndihmojnë dot, sepse, edhe sikur të donin, nuk kanë asnjë mundësi.

Protesta e thirrur përpara Gjykatës së Lartë është akt dëshpërimi dhe vetëdorëzimi.

Në dallim nga sjellja e mëparshme prej të forti, Berisha ka zgjedhur këto ditë të vetëviktimizohet sikur po i bëhet ndonjë padrejtësi e madhe, mirëpo e vetmja padrejtësi që është bërë në këtë periudhë, është e gjithë katrahura haxhiqamiliste e tij, e mbështetur nga qeveria, oligarkë, media dhe analistë të blerë, për të shpartalluar opozitën dhe për ta sjell në këtë gjendje.

Pyetja që ngrihet është, a do ta mbajë këtë radhë Gjykata e Lartë presionin e Sali Berishës siç nuk arriti dot të bënte në vitin 2012, apo edhe kësaj radhe do shkruajë se i vetmi vendim i arsyetueshëm është ai i A. Zhukrit, të vetmit gjykatës dhe gjykatë që njeh Sali Berisha në historinë e tij politike?

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mark: 27/12/2023 03:22

    Namiku si gjithnje pa fakte e ashtu merr me mend duke ndenj ne vend. Priftin e rekrutoi Doshi per 7 mil euro kredi qe kishte mavria per fabriken e tullave. Sa u be minister mekot u perpoq me be leke. Ndaj dhe pranoi oferten e sindikalistit kriminal australian Doshi, si krah i djathte e i majte i birbo Rames. Beri pergjime me synim te perplaste Berishen me Meten. Si dhe ndodhi. Meta si idiot qe eshte e hengri karremin dhe u dorhoq. Sic ia futi Rama me Nanon kur u dorhoq me idene se do benin parti me Ramen. Saliu i vajti ne shpi per halli e tij per te bindur Liken qe nuk e kishte prej tij. Po ku hante pyke ay. Sa per gjukaten e larte Lilua juaj i kishte vete gjykatesit me krietaren te shoqen e Fullanit te paren. Andaj me ndermjetesine e njerzve te Hilary Klinton, sesa me ngjalat e Kokes sot ne burg, Meta u riujdis me Ramen dhe e dime filmin me pas. Si duket vetem Namiku eshte ne atobus.

    Përgjigju
  • Luani: 26/12/2023 14:57

    Sakte dhe shkurt zoti Lapardhaja! Te shohim!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion